• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REPORTAZH NGA DURRËSI/ Qytetarët: Duam t’i kthehemi jetës normale
Home
Sociale

REPORTAZH NGA DURRËSI/ Qytetarët: Duam t’i kthehemi jetës normale

4 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

E mërkurë, një javë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.
Rrugët gëlojnë nga zhurmat e automjeteve që ikin e vijnë.
Por ndryshe nga një javë më parë, syri të zë më shumë automjete civilësh, sirenat e autoambulancave nuk ndjehen si më parë, qyteti ka rinisur të marrë frymë.
Pas ditëve të para të panikut e tmerrit që shkaktoi tërmeti dhe paslëkundjet në vazhdim, qytetarët i janë rikthyer jetës normale.

Me afrimin e mesditës, kur rrezet e diellit ngrohin pak nga pak qytetin, në sheshin para bashkisë, sheh gra e fëmijë që bëjnë shëtitje. Ata duken të qetë.
“Jam banore e vjetër e qytetit të Durrësit, jetoj në lagjen nr.2 “Sefer Efendiu”. Nuk kemi pasur dëmtime, por ditët e para u strehuam tek të afërmit pasi kishim frikë nga lëkundjet e tërmetit”, tregon një grua e re e cila shtyn përpara karrocën e fëmijës së vogël.

Në shëtitoren e “Vollgës” ka gjallëri. Kafenetë në dy anët e rrugës jaë të mbushur plot, po ashtu dhe baret e lokalet pranë qendrës.
Bizneset duken të kënaqur, me rikthimin e normalitetit në qytet dhe puna e tyre është rritur.

“Kemi ardhur nga Kavaja të takojmë njerëzit tanë këtu. Falë zotit janë mirë”, thotë një qytetar.
Bashkë me vajzën e mbesën po fiksojnë me aparatin e celularit një foto familjare. “Ta kemi kujtim për të mos haruar këto ditë”, thotë ai.
Durrësin nuk e kanë lënë vetëm as të rinjtë. Në bare sheh vajza e djem të rinj teksa i gëzohen ditës. Shtyerja e mësimit ka qenë një mundësi e mirë për t’u mbledhur bashkë të gjithë.

Mbrëmja po bie në qytet. Rrugët po zbrazen, duket se i ftohti i dhjetorit i ka mbledhur shpejt në shtëpi.
Nesër do të jetë një ditë e re, me plot shpresë për më shumë ditë të mira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MELANIE SHTRËNGON DUART ME ''ARMIKUN'' E TIJ/ Ja si reagon Trump
Previous article ALARM PËR BOMBË NË STADIUMIN E RIVER PLATE/ Policia evakuon zonën dhe zbulon se ishte një…

k.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT