• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”ËSHTË MIK I MIRË I YNI”/ Kryeministri Netanyahu: Izraeli nuk e harron kurrë Shqipërinë
Home
Politikë

”ËSHTË MIK I MIRË I YNI”/ Kryeministri Netanyahu: Izraeli nuk e harron kurrë Shqipërinë

4 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Një ekip nga Izraeli mbërriti në Tiranë, pas tërmetit shkatërrimtar të martën e 26 nëntorit, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit të banesave të prekura.

Gazeta “The Jerusalem Post” citon kryeministrin izraelit:

“Ne e dimë se Shqipëria është një mik i mirë i Izraelit. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë”. Një ekip izraelit prej 10 vetash mbërriti në Tiranë, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar. “Ekipi i dërguar është një dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve”.

Të udhëhequr nga koloneli Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit të Ushtrisë izraelite (IDF), delegacioni përfshin oficerë dhe inxhinierë që do të ekzaminojnë ndërtesat në zonë për të përcaktuar nëse ato janë të pasigurta. Ata gjithashtu do t’i ofrojnë qeverisë ndihmë logjistike në trajtimin e të plagosurve.

Sipas Ministrisë së Jashtme, qeveria shqiptare ka kërkuar që delegacioni të vizitojë vendet e dëmtuara nga tërmeti në mënyrë që të japin këshilla se si të parandalohet shembja e tyre.

Delegacioni solli me vete edhe ndihmë humanitare, përfshirë çadra për ata që mbeten pa shtëpi. Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, po koordinon ndihmën e Izraelit me autoritetet qeveritare.

Izraeli dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike në 1991 kur vendi i dikur i izoluar i Ballkanit doli nga prapa Perdes së Hekurt.

Sot Shqipëria konsiderohet një mik i fortë i Izraelit në Ballkan, dhe shpesh e voton atë me votimet kryesore ndërkombëtare.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndeti marrëdhëniet midis dy vendeve kur kryeministri i atëhershëm shqiptar Edi Rama vizitoi Jeruzalemin katër vjet më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Kjo ish-opozitë, më e keqe se tërmeti
Previous article SOLIDARITETI/ Gaz Paja mbledh fonde për të prekurit nga tërmeti, u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë

k.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT