• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META DEKORON FSK E ZJARRFIKËSIT E KOSOVËS/ ”Harron” strukturat e shtetit shqiptar
Home
Politikë

META DEKORON FSK E ZJARRFIKËSIT E KOSOVËS/ ”Harron” strukturat e shtetit shqiptar

4 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka dekoruar Forcat e Sigurisë dhe zjarrfikësit e Kosovës për solidaritetin e bërë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, por nga ana tjetër deri më sot, ai nuk ka bërë asnjë vlerësim për zjarrfikësit shqiptarë, të cilët pavarësisht vështirësive teknike, ishin të parët që mbërritën në shtëpitë e rrënuara për t’u dhënë ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti, duke vënë në rrezik jetën e tyre, ashtu si dhe forcat kosovare e shumë ekspertë të tjerë vullnetarë që iu gjenden Shqipërisë në ato momente emergjente.

Presidenti njoftoi vetë se të mërkurën dekoroi Njësitet e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova, që i shërbyen Shqipërisë pas tërmetit tragjik, duke deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës u paraqit në vijën e parë të betejës “mes jetës dhe vdekjes” dhe se trupat ushtarake të Kosovës meritojnë emrin “shpëtimtarë”.

“Në këtë betejë të vërtetë tashmë me një bilanc të rëndë lufte, Shqipëria nuk mbeti e vetme, vendet mike dhe partnerë na u gjendën pranë, por Kosova ishte e para që u ndodh atje menjëherë në luftën për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari, ekipet tuaja ishin atje në radhë të parë njerëzisht, vëllazërisht e shqiptarisht duke rrezikuar jetën. Populli shqiptar përjetë mirënjohje forcave të sigurisë së Kosovës, ekipit mjekësor, policor, njësisë së komunikimit dhe çdo ekipi që ishte atje e tregoi gatishmëri të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Dekoratat për forcat nga Kosova ishin të merituara, sepse nuk na lanë vetëm dhe meritojnë mirënjohje, pasi vëllezërit nuk e kanë lënë kurrë vetëm njëri tjetrin, megjithëse kreu i shtetit duhet të kishte në konsideratë edhe zjarrfikësit shqiptarë, të cilët ishin të parët që u përballën me pasojat tragjike të tërmetit dhe nuk mund të injorohen nga Presidenti i Republikës vetëm për arsyen e vetme se paguhen nga qeveria që urren Meta. Zjarrfikësit shqiptarë, ndërsa shikonin dekoratat për kosovarët, u vlerësuan me injorim dhe ata nuk e meritojnë.

Meta kuptohet që kërkon vlerësime se i duhen, por do kishte merituar respekt edhe nga kritikët nëse sot do kishte ndarë vlerësime në të dyja anët e kufirit. E para, te ana ku është akoma President i Republikës. Sot tregoi dhe një herë se nuk është. Dhe për këtë gjithashtu, s’ka nevojë të pritet shkarkimi i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT ME 4 TË PLAGOSUR NË SHKODËR/ Dy makinat bëhen ''copë'' në rrugën e Hanit të Hotit
Previous article VELINA E ''STOP'' FESTON DITËLINDJEN/ Saimiri dhe Genti e surprizojnë live në emision

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT