• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TËRMETI TRAGJIK/ Pronarët me banesa të siguruara do të dëmshpërblehen të gjithë
Home
Ekonomi

TËRMETI TRAGJIK/ Pronarët me banesa të siguruara do të dëmshpërblehen të gjithë

4 December, 2019 k.autor Ekonomi

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, shprehen se kompanitë e sigurimeve janë të angazhuar për të mbuluar financiarisht dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe la pas shumë dëme materiale. Sipas kësaj shoqate kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër.
Me anë të një reagimi zyrtarë kjo shoqatë thekson se grupet e punës në terren të kompanive të sigurimit po punojnë për rikuperimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmeti.

“Që ditën e parë të katastrofës se 26 Nëntorit, kompanitë e sigurimeve janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të konsultuar klientët e tyre për mundësitë qe kanë për rikuperimin financiar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.” thuhet në reagimin e SHSSH.

Ndër të tjera në reagimin e kësaj shoqate thuhet se kanë qenë qindra qytetarë që u janë drejtuar kompanive ku kishin siguruar banesat dhe objektet e tyre, për të marrë dëmshpërblimin, ndërsa nga ana e vetë kompanive të sigurimit janë ngritur grupe pune për të asistuar në procedurat e përfitimit.

“Për të lehtësuar personat e dëmtuar, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë për publikun çdo konsumator që ka nënshkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar. Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar.” thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë Shoqata e Sigurimeve të Shqipërisë, bën me dije se personat që kanë pasur të siguruara banesat dhe objektet e tyre, kanë marrë zgjidhje për sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i rënë më 21 shtator. Sipas të dhënave janë paguar deri tani mbi 650 raste dëmesh me një vlerë mbi 250 milionë lekë, si edhe janë në proces edhe rreth 300 raste të tjera me një vlerë prej rreth 200 milionë lekë.

Në reagimin e SHSSH thuhet se dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit janë të pakrahasueshëm me ato të 21 Shtatorit, por edhe në këtë rast, kapaciteti financiar i tregut të sigurimeve dhe nivelet financiare që ato kanë me kompanitë siguruese nga më të mëdhatë në botë, garantojnë plotësisht pagesën e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar të siguruarve.

Reagimi i plotë:

Tregu i sigurimeve i angazhauar maksimalisht për të mbuluar financiarisht dëmet e tërmetit.

Që ditën e parë të katastrofës se 26 Nëntorit, kompanitë e sigurimeve janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të konsultuar klientët e tyre për mundesite qe kanë për rikuperimin finanaciar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Me qindra qytetarë që kanë kryer sigurimin e banesave apo të bizneseve nga tërmeti janë paraqitur pranë kompanive të sigurimit për dëmshpërblime, ndërkohë që ekspertët e tregut të sigurimeve kanë asistuar klientët e siguruar për t’ju lehtësuar proçedurat e përfitimit të dëmshpërblimit.

Kompanitë theksojnë se grupet e punës janë të shpërndara në terren për të inspektuar çdo dëmtim dhe për të kompletuar dosjen e dëmshpërblimit për të gjithë klientët.

Për të lehtësuar personat e dëmtuar, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë për publikun çdo konsumator që ka nënshkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar. Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar.

Kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër.

Pas tërmetit të 21 Shtatorit të këtij viti, shoqëritë e sigurimit kanë trajtuar me qindra raste dëmesh dhe sipas të dhënave më të fundit kanë paguar deri tani mbi 650 raste dëmesh me një vlerë mbi 250 milionë lekë, si edhe kanë në proçes edhe rreth 300 raste të tjera me një vlerë prej rreth 200 milionë lekë.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit janë të pakrahasueshëm me ato të 21 Shtatorit, por edhe në këtë rast, kapaciteti finanaciar i tregut të sigurimeve dhe nivelet financiare që ato kanë me kompanitë risiguruese nga më të mëdhatë në botë, garantojnë plotësisht pagesën e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar të siguruarve.

Ndërkohë, veç trajtimit me përkushtim të klientëve të tyre, shoqëritë e sigurimeve janë solidarizuar me familjet e viktimave të prekura nga tërmeti duke i mbështetur ato me donacione në vlerë prej dhjetëra mijëra euro. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA E KUALIFIKIMIT PËR NË BOTËROR/ Ja shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë nëpërmjet Ligës së Kombeve
Previous article ''NUK KAM QARË KAQ SHUMË QË KUR MË VDIQ MAMI''/ Morena Taraku pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT