• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TA LËMË PAS PANIKUN/ Sociologët: Duhet t’i rikthehemi jetës së përditshme
Home
Sociale

TA LËMË PAS PANIKUN/ Sociologët: Duhet t’i rikthehemi jetës së përditshme

4 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Tërmeti ka shkaktuar një zymtësi tek ne, por psikologë e sociologë thonë se duhet të fillojmë t’i rikthehemi jetës dhe angazhimit të përditshëm e ta lëmë pas panikun social. Tërmeti është i barabartë për të gjithë. Para tij si i pasuri dhe i varfri janë njësoj.

“Shikoje pak bredhin që po zbukurohet këtu pranë nesh. Këto janë shenjë pozitive që shoqëria po merr veten pas një traume të madhe. 26 nëntori la gjurmë të hidhura dhe shumë tragjike. Por ishte një mësim i madh për shoqërinë tonë, që këtej e tutje duhet të mendoje pak më shumë për veten e familjen”, shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Këto kohë po funksionon me mirë familja, pasi është një strukturë shumë e rëndësishme për të shëruar sëmundjen, patologjinë e panikut e ankthit e dëshpërimit. Po si t’i rikthehemi jetës?

“Të largohemi nga pak nga ajo që ndodhi. T’i këputim ganxhat që na mbajnë të lidhur më ato përjetime. Kjo nuk bëhet mekanikisht, pasi shumë humbën të dashurit e tyre, pjesa tjetër shtëpitë e pasuritë. Megjithatë t’i kthejmë sytë nga e ardhmja. Të mendojmë për familjen, shkollën strehimin, vazhdimësinë e jetës”, ka thënë sociologu.

Por jo të gjithë e kapërcejnë menjëherë situatën. Varet nga gjendja emocionale e secilit prej nesh, temperamenti, sa është i aftë të administrojë veten, sa është i ndikuar nga të tjerët, sa e dallon të vërtetën nga e gënjeshtra.

“Vëllezërit dhe motrat duhet të kuptojnë që për të rregulluar situatën, duhet të bëjmë atë që duhet dhe jo atë që duam. Njeriu duhet të vendosë prioritete, kë duhet të zgjidhë të parën.Dikush ka strehimin, dikush shkollën dhe çerdhen. Të ndërtojmë projekte personale familjare, që nuk varen, as nga politika, as nga politika, as nga media, por nga familja”, shprehet ai.

Kjo periudhë tregoi, se kemi nevojë jo vetëm për solidaritet familjar po edhe komunitar. Pikërisht këtë bashkim ne duhet ta mbajmë, pasi është një kapital i domosdoshëm për shoqërinë.

“Lidhjet jashtë gjakut, jashtë farefisit janë dobësuar, prandaj kemi humbur shumë nga humanizmi dhe solidariteti, këto instrumente të domosdoshme. T’i rikthehemi”, thotë ai për tch.

Alkooli, droga dhe ilaçet nuk janë zgjidhja e problemit.

“Ditët kaluan dhe njerëzit duhet të largohen nga farmacitë, alkooli dhe mjete që mendojnë, se do t’u rikthejnë qetësinë. I vetmi ilaç i mirë është sundimi i vetes, shëtitjet në natyrë, sporti, muzika, filmat optimiste dhe bisedat me njerëzit tanë dhe miqtë tanë”, ka thënë sociologu. /e.s/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A JENI NJË PREJ TYRE? Shenjat e horoskopit që nuk mashtrohen lehtë
Previous article KËRKOHET NGA E GJITHË EUROPA/ Askush nuk ka shënuar sa ai në këtë moshë, Lautaro një “xhevahir”

k.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT