• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”LAGJJA E RE, NJË PROJEKT SHUMË I MADH”/ Kryebashkiaku i komanduar i Durrësit: Prokuroria ka marrë dosjet
Home
Politikë

”LAGJJA E RE, NJË PROJEKT SHUMË I MADH”/ Kryebashkiaku i komanduar i Durrësit: Prokuroria ka marrë dosjet

3 December, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i ri i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhylien Varfaj, tha se ende nuk është përcaktuar vendi ku do të ndërtohet lagjja e re e qytetit, ku mendohet se do të vendosen banorët e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Unë nuk mund të jap vendndodhje sepse është një projekt shumë, shumë i madh, një projekt që del nga Qeveria. Ne kemi çuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ia kemi kaluar për të vendosur”, tha Varfaj për A2.

“Toka të lira shtetërore ka, pranë Universitetit në zonën e kënetës”.

Varfaj, i cili ka qenë për 12 vite nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, tha se Prokuroria ka sekuestruar disa dosje pasi ka nisur hetimin mbi ndërtimet në qytet.

“Prokuroria dhe oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ardhur që pardje për të sekuestruar të gjitha dosjet. Ne po punojmë për të përgatitur këtë material tepër voluminoz për t’ia vënë në dispozicion Prokurorisë.

Ata do të bëjnë një hetim, unë nuk mund të flas apriori. Këtë përgjigje do të na e japë Prokuroria”, u shpreh ai.

Kreu i ri i Bashkisë shpjegoi edhe punën që është bërë në terren nga skuadrat e ngritura për menaxhimin e situatës.

“Çdo kryetar i njësive vendore ka një grup me vullnetarë, të përbërë me një inxhinier, një psikolog dhe një nga fusha e mjekësisë dhe 4-5 studentë vullnetarë nga Universiteti i Durrësit që dalin dhe bëjnë kontaktin e parë me qytetarët që kanë probleme”, tha ai.

“Ndërsa pranë Bashkisë janë ngritur 9 sportele për të pritur qytetarët që plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''ZEMRA IME ËSHTË PLOT''/ Bebe Rexha largohet nga Shqipëria pasi ndihmoi të prekurit nga tërmeti
Previous article FALENDERON QEVERINË TURKE/ Xhaçka: Pas ekipit të kërkim-shpëtimit, sjell edhe ndihma për banorët e prekur nga tërmeti

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT