Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u nis për në Londër, ku do të marrë pjesë, në përbërje të delegacionit zyrtar shqiptar, në samitin e NATO-s që mbahet në kryeqytetin britanik në datat 3 dhe 4 Dhjetor.
Menjëherë pas përfundimit të punimeve të Samitit, Ministrja Xhaçka do të kthehet në Tiranë, ndërkohë që po ruan një komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Aktualisht, 1.26% e Prodhimit të Brendshëm Bruto GDP i është dedikuar mbrojtjes dhe 14.42% e fondit për mbrojtjet përdoret për modernizimin e Forcës së Armatosur.
Sic mund të shihet edhe në listën e publikuar në faqen zyrtare të NATO, Shqipëria ka një përqindje më të lartë të buxhetit, krahasuar me vend më të zhvilluara e me kontribut më të gjatë në Aleancë.
Buxheti dedikuar mbrojtjes, që prej vitit 2014, kur është marrë zotimi në samitin e Wellsit ka pësuar një trend konsistent, duke ndaluar rënien dhe filluar rritjen.
Prej vitit 2017 qeveria ka miratuar planin kombëtar për të respektuar investimet në sektorin e mbrojtjes.
Ky plan përcakton zotimin politik dhe financiar, në të njëjtën frymë me zotimin e Wellsit, që në vitin 2024, Shqipëria të arrijë 2% te GDP për mbrojtjen.
Renditjen e vendeve sipas GDP dedikuar mbrojtjes mund ta gjeni ne linkun zyrtar te NATO-s:


