• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ I buzëqeshi momentit të fundit, kompania angleze ka dy fjalë për Klement Çupin
Home
Breaking News

TËRMETI/ I buzëqeshi momentit të fundit, kompania angleze ka dy fjalë për Klement Çupin

3 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Buzëqeshja e tij do të mbahet mend gjatë. Klement Çupi është një prej vikt-imave të tërmetit të 26 Nëntorit që do të mbetet gjatë në kujtesë, jo vetëm për ata që e njohën, por edhe për të gjithë ata që dëshmuan be-tejën e tij 16 orëshe për të shpëtuar nga rrënojat e pallatit në Thumanë.

34-vjeçari u shua për shkak të gja-kderdhjes, pak pasi ekipet e shpëtimit e nxorrën nga rrënojat.

Bashkë me të, në këtë tra-gjedi u shuan edhe prindërit e tij, Hajredin dhe Lutfije Çupi.

I vetmi që mbijetoi ishte djali i vogël i familjes, Micoli, 31 vjeç.

Klementi kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej disa vitesh.

Pikërisht nga Oxford, aty ku Klementi kishte vite që ishte vendosur, vjen një reagim nga kompania ku 34-vjeçari shqiptar punonte.

Në një postim në rrjetet sociale, 001 Taxis e përshkruan Klementin një djalë të mrekullueshëm, me zemër flori.

“Me hidhërim të madh duhet të njoftojmë se humbën një prej shoferëve tanë të mrekullueshëm, Klement Çupin, në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klem ishte gjithnjë duke qeshur, gjithnjë duke bërë shaka dhe e kishte zemrën flori. Atë e donin të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Është një humbje e madhe për të gjithë stafin e 001, shoferët, përfshirë edhe klientët.

“Klementi shkoi në shtëpi në fundjavë që të kalonte kohë me familjen përpara sezonit festiv.

Tr-agjedia i goditi teksa po flinin gjumë.

Fatkeqësisht, edhe prindërit e Klementit u shuan gjithashtu”.

Për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje, kompania angleze ka vënë gjithashtu në dispozicion një llogari online, për të mbledhur të ardhura, ku gjithsecili mund të kontribuojë.

“Tanimë ne po mbledhim donacione për të mbështetur pjesëtarët e tjerë të familjes, që humbën 3 prej tyre. Më poshtë keni një link ku mund të dhuroni për këtë kauzë që buron nga zemra. Duam gjithashtu të falenderojmë të gjithë shoferët dhe stafin që kanë dhuruar tashmë. Bujaria juaj ka qenë prekëse dhe familja ju është shumë mirënjohëse. Dhuroni: https://bit.ly/2OJBqUV“.

Kelment Çupi kishte emigruar drejt Oxfordit që në moshë të re. Ai kishte studiuar në këtë qytet dhe më pas kishte punuar në një lokal në Gloucester Green si menaxher. Disa vite më parë, ai kishte nisur punë si taksist për 001 Taxis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET SHUMA/ Sa milionë lekë, euro dhe dollarë janë mbledhur për të prekurit nga tërmeti
Previous article TËRMETI/ Manastirliu në Durrës: Barna për të sëmurët kronikë, vijon vaksinimi i kategorive në rrezik

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT