• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore nxjerr bilancin paraprak: Ja sa banesa që…
Home
Breaking News

TËRMETI/ Zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore nxjerr bilancin paraprak: Ja sa banesa që…

3 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Së fundmi është bërë përditësimi i të dhënave dhe bilanci paraprak i punës së institucioneve publike dhe Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore që drejtohet nga ministri fuqiplotë në perimetrin e zonave të prekura, z. Bledi Çuçi, për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Të dhënat e pasqyruara janë grumbulluar deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

Qendra e re dispeçër 

Sikurse e njoftuam edhe dje, tashmë, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

  • 0694114100
  • 0694114101
  • 0694114040

Gjithashtu, për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 101 (Tiranë – 32; Durrës – 59; Lezhë – 9; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 79 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

Qarqet e prekura nga tërmeti 

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

Dëmet në banesa

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura:               1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:     5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:      3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:    558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56,                                                            Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:      335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara:             28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara:             146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore:            2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:……………………3224

Hotele:……………………………1961

Çadra:…………………………….964

Qendra sociale:………………..867

Familje:………………………….2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

  • Durrës – 9 objekte
  • Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

  • Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës
  • Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
  • Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
  • Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”
  • Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

  • Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
  • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
  • Në kompleksin “Miramare”
  • Në hotel “Vila Verde”
  • Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
  • Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
  • Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

Vullnetarët 

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe  përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qyetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju njoftoj për takimin e rradhës me përditësimin e informacionit nesër në orën 18:30.

Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Stresi bën gjestin emocionues për burrin me aftësi të kufizuara: Për këtë njeri i derdha lotët
Previous article BILANCI TRAGJIK NGA TËRMETI/ Ja kur mund të luhet Partizani-Tirana

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT