• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA KASHARI, TE ISH-UZINA E TRAKTORËVE/ Zonat ku do të lulëzojnë lagjet e reja, ku do strehohen të prekurit nga tërmeti
Home
Politikë

NGA KASHARI, TE ISH-UZINA E TRAKTORËVE/ Zonat ku do të lulëzojnë lagjet e reja, ku do strehohen të prekurit nga tërmeti

3 December, 2019 k.autor Politikë

Nga shkatërrimi i tërmetit të 26 nëntorit do të rilindin lagje të reja nga Durrësi në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë skenaret që po diskutohen në tryezë dhe ku pritet që këto lagje të ndërtohen.

Për një gjë ai ishte i prerë, pranvera e 2021 duhet gjejë Durrësin, Tiranën dhe Laçin kantier ndërtimi.

“Po diskutojmë për disa skenarë. Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja.

Objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare.

Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, me banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në shtëpitë e të varfërve.

Objektivi është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale si ato që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër.

Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha.

Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagjie te re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla.

Një prej tyre do të jetë në Kombinat, tjetra tek Ish-Uzina e Traktorëve.

Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate.

Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje me parametra komplet te tjera”, tha kryeministri Rama.

Sipas Ramës, objektivi afatmesëm është ndërtimi i 10 mijë apartamenteve të reja me anë të këtij programi

“Po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh.

Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, shtoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Rama njofton vendimin e ri për të prekurit: Ja si të kërkoni ndihmë përmes portalit…
Previous article ZEMËRTHYESE/ Stresi tregon pamje të fëmijëve të sëmurë që flenë mbi kashtë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT