• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIMI/ AMF: Si të veproni për dëmtimet e shtëpive nga tërmeti
Home
Sociale

NJOFTIMI/ AMF: Si të veproni për dëmtimet e shtëpive nga tërmeti

2 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, të cilët kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore, si tërmetet, zjarri, përmbytjet, që të kontaktojnë menjëherë shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura.

Pasi të jetë njoftuar zyrtarisht ndodhja e ngjarjes së siguruar, shpjegon AMF, një ekpert i shoqërisë së sigurimit do paraqitet në banesën/pronën e dëmtuar për të evidentuar dëmet.

Njoftimi i shoqërisë së sigurimit duhet të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit.

Shoqëria e sigurimit mund të kontaktohet në adresën e selisë qendrore apo në zyrat që ajo ka në rrethin ku ndodheni për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesën apo pronën tuaj, si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.

Çdo shoqëri sigurimi ka një faqe zyrtare interneti, ku ka të publikuar adresat dhe mënyrat e kontaktit. Lista me shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, të cilat ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë me adresat përkatëse gjendet edhe në faqen e internetit të AMF-së; https://amf.gov.al/ts_shoqeri_sigurimi.asp

Nëse keni marrë një kredi bankare, ju mund të kontaktoni dhe bankën për t’u informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën tuaj, si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SAPO ISHA FUTUR NË..."/ E mbijetuara nga tërmeti sjell në jetë në Kosovë fëmijën e saj
Previous article LEZHË/ 51 pallate e 264 shtëpi të pabanueshme, 1305 banorë të strehuar në hotele

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet Aktualitet

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT