Një grabitje ka ndodhur në zonën e Kasharit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku grabitësit kanë ndalur një furgon që përdoret për transportimin e vlerave monetare, duke menduar se në të ka para. Ata pasi kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë që udhëtonin me mjetin e punës, kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë duke menduar se në makinën që kanë grabitur ka patur para ata janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës ku në afërsi të një qendre tregtare kanë bërë të mundur edhe kontrollin e furgonit në fjalë. Por furgoni nuk po transportonte vlera monetare dhe në brendësi të tij nuk ka patur asgjë për të marrë. Kështu grabitësit kanë braktisur furgonin, i cili tashmë është rrethuar nga policia që po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


