• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JETOI 5 VITE NË AMBASADËN ITALIANE”/ Pjesëtarja e parafundit e familjes Popa nuk lë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti
Home
Sociale

“JETOI 5 VITE NË AMBASADËN ITALIANE”/ Pjesëtarja e parafundit e familjes Popa nuk lë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti

1 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kur gjithë qytetin e Durrësit e ka mbërthyer paniku prej lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që pasuan atë të 26 nëntorit, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë braktisur banesat që mbetën të dëmtuara.

E kundërta ndodh me Ermioni Popën, 75-vjeçarja ‘kokëfortë’ refuzon të lërë banesën, pavarësisht se grupet e inspektimit e kanë konsideruar të pabanueshëm pallatin e saj duke i vënë shiritin e rrezikut.

“Unë jam e parafundit, po vdiqa un u mbyll. Këtë shtëpi na e dhanë për emergjncë sa të merrnim shtëpinë tonë”,

Ermioni i përket familjes së famshme Popa që jetoi plot 5 vite në ambasadën italiane.

Familja Popa nga Durrësi pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane.

Protesta e tyre që përfundoi me largimin nga vendi drejt Italisë nëpërmjet një avioni të Kombeve të Bashkuara në maj të 1990,  i hapi rrugën hapjes së ambasadave të huaja në Tiranë për mijëra shqiptare te tjerë.

Familja Popa ishte internuar nga Durrësi në fshatin Kullë pasi babai i tyre ish-farmacist i njohur në Durrës ishte akuzuar si bashkëpunëtor i fashistëve italiane.

Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985 kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, ku do të qëndronin për plot pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.

Por gruaja nuk pranon ta lërë shtëpinë, ku është rritur të mbushur plot me kujtime, edhe pse është shpallur e pabanueshme.

Ermioni është një nga shumë qytetarë që nuk pranojnë të lënë shtëpinë e tyre duke rrezikur jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO VIRALE/ Fjalët e kësaj nëne ("bëftë hajër") që na bënë më në fund të qeshnim!
Previous article TËRMETI TRAGJIK/ Futboll dhe ndihma, lojtarët e kombëtares surprizojnë fëmijët në Fushë-Krujë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT