Deputeti i opozitës parlamentare Alban Zeneli ka komentuar situatën pas tërmetit, dhe përballimin e situatave deri më tani. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Zeneli shprehet se situatës së rënduar të qytetarëve të prekur nga tërmeti po u shtohen dhe disa qendrime jo të duhura nga ana e politikanëve.
“Sot, çdo mendim është se si të japim ndihmë e kontribut në këtë situatë që ndodhen shqiptarët duke filluar me familjet që kanë humbur të afërmit, ata që janë lënduar e kanë humbur pasurinë, por me e keqja kanë humbur dhe qetësine shpirtërore. Për fat të keq, vëzhgohet lehtë se këtë stres po ia shtojnë dhe disa qendrime aspak të duhurat, e as në kohën e duhur. Mendoj se detyra e parë e të gjithëve është të merremi, jo me atë çfare ndodhi, por me atë se si të perballojmë e si do të dalim nga kjo fatkeqesi, qe na ka e sjellë natyra por e shtuar nga njeriu.”
Zeneli u bën thirrje gjithë shqiptarëve për kontribut dhe bashkim, pa hipokrizitë e Ramës dhe Bashës. Sipas tij, shqiptarët do e vendosin vetë cfare do bëjnë me keta të gjithë, pasi gjithçkaje ti jepet zgjidhje. “Bashke pa hipokrizi Rama, Basha, e te gjithe pas tyre. Pasi fatkeqesia te kaloje, pasi shqiptarët të jene me të qetë le të vendosin vetë çfarë do bëjnë me keta të gjithë. Ne fund hesapet!, shkruan Zeneli.


