Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, rreht orës 03:40, në Bulevardin Zogu i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të P.F.
Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


