• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORITË/ Pa përpara syve si iu shuan të afërmit, por nga mosha s’i ndihmonte dot: Zoti na ka në dorë
Home
Aktualitet

HISTORITË/ Pa përpara syve si iu shuan të afërmit, por nga mosha s’i ndihmonte dot: Zoti na ka në dorë

30 November, 2019 Delo.autor Aktualitet

I fortë, me ballin e shkruar nga hallet e jetës, Shyqyri Greku tregon momentin e tmerrit që ka kaluar më 26 nëntor e që i mori dhe tre të afërmit e tij. Lotët i janë tharë, zemra i është ngrirë e sot falenderon Zotin që e shpëtoi, pasi ishte krejtësisht i vetëm në shtëpi. Mes panikut, errësirës, këmbët që e braktisën për një moment, por fqinjët e tij jo, Shyqyriu arriti të dilte jashtë, por përballë tij pa që pallati fqinj t’i shkërmoqej përpara syve, aty ku jetonin dhe të afërmit e tij, që sot nuk janë më.

“Më është vrarë djali i vëllai, nusja e djalit të vëllait dhe vëllai i vetë. Kanë qenë në pallat tjetër, por i kam në gjakun tim! Pallatin tjetër pat tre viktima, këtu ku isha unë shpëtuam, sa ra tërmeti u shëmb, nëpër shkallë na zuri. Isha vetëm, pamë tmerr me sy! U rrëzova, më ngritën fëmijët e tjerë prej krahu, ishte errësirë e madhe, m’u fikën dritat. Këtu janë kushtet e mira, por Zoti na ka në dorë”, shprehet Shyqyri Greku.

20 vite i kanë kaluar bashkë, në pallatin fatkeq, nuk kanë pasur asnjë lidhje gjaku, thjesht shtëpitë kanë pasur ngjitur. Fqinjët tregojnë se e kanë përjetuar shumë keq ndarjen nga jeta të miqve të tyre, me të cilët kanë ngrënë e kanë pirë bashkë për vite me radhë. Një prej tyre tregon se ka dëgjuar thirrjet e Hajrie Vatës me djalit të saj për ndihmë, por e kishte të pamundur që t’i ndihmonte.

“Kam qenë të pallati ku ka pasur më shumë viktima. Kam qenë në kat të pestë. As vetë nuk e di. Kur ka pushuar gjithçka kam dalë, dy pjesët e anës pallati është shembur direkt. Kur dola unë e pashë pallatin e shembur. Nga unë s’kam pasur viktima. Kam dëgjuar Hajrie Vatën dhe djalin e vet në krah, e kam zbuluar,por nuk e ndihmova dot se i kishte rënë trau sipër. S’po e marr veten, më janë tharë lotët. Ato njerëz ishin komhinjtë e mij, kam 20 vite, kam nejt, kam ngrënë. Unë isha me gruan, 2 kalamajt dhe nënën. Nëna ka pësuar një traumë, e kam çuar te njerëzit e vet. Kushtet janë mirë”, tha një nga fqinjët.

“Ka qenë tmerr, nuk e di çfarë mund të them. Kur dolëm jashtë, kishte mbarur ajo lufta e madhe. Gjak nuk i kam pasur, por sikur ti kem pasur nipa, më ka ardhur keq. Se kur e njeh të vika keq dy herë. Se me qenë kryeministër djali im, nuk ka ça bën. Të flasim realitetin”, tregon tjetri.

Kur kthehen pas, tek momenti i tmerrit, askush nuk di të thotë se si ka arritur të dalë jashtë. Ky moment u është fshirë nga memoria, por kanë parë se shtëpia e tyre, shumë kujtime brenda atyre mureve, mundi i viteve të tëra është shembur për vetëm 30 sekonda. Sot kanë vetëm rrobat e trupit me vete dhe shpresën se shumë shpejt do të kenë një godinë të re ku mund të fusin kokën.

“As vetë nuk e di si kam dalë, isha vetëm. u tremba, dola, nuk e di as vetë me nxorri kunati dhe dola. Jam e tronditur, më merren mend, Dua të më bëhet një shtëpi, që të jetoj këto ditë që më kanë mbetur, Jam e vetme, më ka vdekur burri para disa vitesh”.

“Na ka rënë gjumë. Kur ra i pari, qëndruam. Kur ra i dyti me vrap dolëm jashtë. Nuk di si kam dalë jashtë. Vetëm këto që kam veshur kemi marrë”, shprehen banorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Presidentja e Komisionit Evropian: Jemi pranë shqiptarëve, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave drejt Shqipërisë
Previous article TËRMETI/ Ministrja Xhaçka telefon komandantët e ushtarëve jashtë atdheut, u jep lajmin e mirë për familjarët në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT