• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETA PAS TËRMETIT/ Ramadani: Jemi të sigurt, por unë dua të rifilloj punën dhe vëllai shkollën
Home
Breaking News

JETA PAS TËRMETIT/ Ramadani: Jemi të sigurt, por unë dua të rifilloj punën dhe vëllai shkollën

30 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Mes morisë së personave që po qëndrojnë prej disa ditësh në qendrën akomoduese hoteliere “KOLAVERI” në Golem, të sheh syri një djalë të imët, rreth të 25-tave, shtatshkurtër, që ndjek me sy vazhdimisht vëllezërit e motrat e tij teksa lëvizin andej këndej në oborrin e qendrës. Ai quhet Ramadan dhe është një nga 12 anëtarët e familjes që ka mbërritur prej së martës nga fshati Shënavlash në qarkun e Durrësit.
Shtëpia e tyre është dëmtuar e gjitha, por Rmadani tregon se i vetmi që po qëndron në rrënojat e tij është babai.

“Prej 2 muajsh kemi zbritur nga Laçi në Shënavlash për një jetë më të mirë. Përveç meje  askush tjetër nuk punon dhe babai kujdeset për gjënë e gjallë. Ai po kalon natën në oborrin e shtëpisë private, në çadër, pasi ka merak bagëtinë.  Ajo është e gjithë pasuria jonë”, thotë djali dhe në sytë e tij shihet pak trishtim. Kushtet në qendrën “KOLAVERI” janë shumë të mira. Motrat dhe vëllezërit e Ramadanit po jetojnë në një vilë me 3 dhoma, në ambiente të ngrohta dhe me hapësirë si dhe ushqim shumë të mirë.

Por 25-vjeçari, i cili duket se ka marrë drejtimin e familjes në vend të babait, është i shqetësuar për veshjet, pasi nga shtëpia kanë dalë vetëm me veshjet e trupit. Ndërsa na rrëfen këtë merak, në dyert e qendrës akomoduese mbërrijnë disa automjete me veshëmbathje për të gjithë të akomoduarit këtu. Është vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi që po ndjek këtë operacion për sistemimin e të gjithë personave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ramadani tregon se që në minutat pas tërmetit, ku familja e tij shpëtoi për mrekulli, u kujdes vetë që e gjithë familja të mos qëndronte në çadër. “Kam telefonuar në të gjithë numrat që shihja në televizione apo në rrjetet sociale. Deri sa thirrja ime përfundoi në telefonin e zv/ministres së Turizmit dhe Mjedisit”, -thotë ai. Ramadani tregon se ka qenë vetë znj Ornela Çuçi që më makinën e saj ka kryer transportin e të gjithë familjes në qendrën akomoduese në Golem. Frika dhe tmerri që përjetuan mëngjesin e 26 Nëntorit po shuhet pak nga pak. Në kokën e 25-vjeçarit dhe motrave e vëllezërve të tij po thuren të tjera ëndërra.

Dëshira për rinisur punën, është ajo që po mendon në këto çaste. “Dua të punoj atje ku kam qenë, në fabrikë. Po ashtu dhe vëllai të rinisë shkollën”, thotë Ramadani. Qeveria ka vendosur që për të gjithë fëmijët e të rinjtë që ndjekin shkollën, si dhe personat e tjerë që punojnë, të ofrojë transportin me qëllim që askush të mos privohet e të vazhdojë jetën aty ku u ndërpre pas 30 sekondave të tmerrit të 26 Nëntorit.  Dielli ka lindur sërish ndonëse pak po ngroh në qytetin e Durrësit.  Pas stuhisë retë po fashiten pak nga pak dhe jeta po merr rrjedhën e saj.

Ramadani buzëqesh dhe mezi pret ditën që të realizojë ëndërrën e tij, të ketë një profesion. Sepse për të jeta është një dhuratë dhe ai do e jetojë me të gjitha ngjyrat e saj.

   

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS KËRKON DY LOJTARË ME PARAMETRA ZERO/ Paratici vëzhgon sulmuesit e "Bluve të Londrës"...
Previous article TËRMETI/ “Sizmofobia”, fobia nga tërmetet: Ja si mund të jetojmë me të dhe si mund ta “kurojmë” frikën që na ka kapur

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT