• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ “Sizmofobia”, fobia nga tërmetet: Ja si mund të jetojmë me të dhe si mund ta “kurojmë” frikën që na ka kapur
Home
Aktualitet

TËRMETI/ “Sizmofobia”, fobia nga tërmetet: Ja si mund të jetojmë me të dhe si mund ta “kurojmë” frikën që na ka kapur

30 November, 2019 k.autor Aktualitet

Sizmofobia, quhet ndryshe frika ose fobia që njerëzit kanë nga tërmetetet Janë qindra mijëra fobi dhe Sizmofobia është një nga ato më të zakonshmet nëse jetoni në një zonë të rrezikut sizmik. Ajo përkufizohet si frika ekstreme, shpesh iracionale nga tërmetet.

Ne të gjithë kemi frikë nga tërmetet të cilat janë fatkeqësi natyrore mbi të cilat njeriu nuk ka kontroll. Ato gjithashtu shkaktojnë shkatërrim të madh të jetës dhe pronës. Në rast të personave me sizmofobi ekstreme, frika ndërhyn edhe në jetën e tyre të përditshme. Sizmofobia mund të ketë simptoma të ndryshme ku përfshihen:

1.Frymëmarrje e shpejtë ose në disa persona ka krejt efekt të kundërt, duke shkaktuar mungesë të saj dhe të mbushjes me oksigjen të mjaftueshëm

2. Dëshira për të ikur ose fshehur, ku disa individë mund të qajnë ose të bërtasin në momentin që ndodh ose mendojnë se po bie një tërmet

3. Gojë e thatë, marramendje, shqetësime gastrointestinale, dhimbje koke etj.

4. Shumica individëve, që kanë një fobi të tillë, vazhdimisht jetojnë me frikën e tërmeteve. Kjo natyrisht ndikon në jetën e tyre të përditshme dhe madje komprometon marrëdhëniet e tyre.

Por si mund ta mposhtim këtë fobi dhe të mos e lejojmë të ndikojë në jetën tonë të përditshme?

Edukimi i vetvetes në lidhje me tërmetet është një nga mënyrat më të mira për të kapërcyer sizmofobinë. Hapi i parë është të flisni me një psikoterapist profesionist, i cili mund të rekomandojë mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar këtë lloj ankthi. Ilaçet mund të përshkruhen si mjeti i fundit në raste ekstreme. Teknikat e ndihmës vetjake si frymëmarrja e thellë dhe meditimi i përditshëm prej 10 minutash gjithashtu mund të ndihmojnë që të mposhtni frikën tuaj.

Gjithashtu, duhet të dilni sa më shumë dhe të flisni më miqtë tuaj apo familjarët. Sa më shpejt t’i riktheheni rutinës suaj të përditshme aq më e thjeshtë do të jetë për ju tejkalimi i kësaj situate apo gjendje ankthi.

Nëse jeni të frikësuar pas një tërmeti, kjo është mëse normale. Edhe nëse keni ankth  të shtuar ose ndjeheni të pafuqishëm, edhe kjo e pranueshme. Por nëse shtëpia juaj është e padëmtuar, familja juaj është e sigurt dhe ju jeni fizikisht mirë, është e rëndësishme të pranoni se si po ndiheni dhe sa me fat jeni. Duke menduar pozitivisht, do t’i jepni fuqi motivim vetes për të kaluar këtë gjendje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA PAS TËRMETIT/ Ramadani: Jemi të sigurt, por unë dua të rifilloj punën dhe vëllai shkollën
Previous article "KAPIM KREUN DHE NUK E LËSHOJMË MË”/ Flet trajneri Flik: Leverkuseni luan si ne, por pres të dëfrehemi…

k.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT