• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK/ Spiropali: Në Durrës edhe 7 pallate për tu prishur, po vlerësohen të tjerët!
Home
Politikë

TËRMETI TRAGJIK/ Spiropali: Në Durrës edhe 7 pallate për tu prishur, po vlerësohen të tjerët!

30 November, 2019 k.autor Politikë

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se të gjithë ata persona që kanë ndërtuar ilegalisht dhe në shkelje të projekteve të ndërtimit do të mbajnë përgjegjësi. Spiropali ka thënë ndër të tjera se ka në Durrës pallate që e  kanë marrë lejen për tre kate dhe janë bërë 7 katësh.

“Në mbledhje u diskutua. Ë rëndësishme të bëhet një analizë e ndërtimeve. Disa objekte janë ndërtuar në vitet 70, por edhe pallate që planifikuar për tre dhe janë bërë 7.  Të gjitha rastet do mbajnë përgjegjësi. Janë grupe  ekspertësh. Jemi në fazën e parë ndërsa në të dytën do bëjmë verifikimin.” tha ministrja.

Ndër të tjera Spiropali ka shtuar se në Durrës do të shemben edhe 7 pallate të cilët kanë dalë totalisht jashtë përdorimit.

“Të gjithë atë që ishin në kamp në stadium kanë lëvizur rreth 620 banorë janë akomoduar në tre struktura hoteliere. Pas një vlerësimi të banesave të tyre do të kemi edhe një vlerësim më të plotë për të zhvendosur të tjerë. Në stadium nuk ka më qytetarë apo banorë. janë në kushte shumë më të mira. Është ngritur shtabi i Përgjithshëm dhe po bëhet një vlerësim i dëmeve. Prioritet që të zhvendosim shiritin tek banesat e pabanueshme. Sot është shembur një prej tyre një Kënetë. Do të merret vendimi edhe për të shembur 7 të tjerë. pasi kanë dalë jashtë funksionit.” tha Spiropali.

“U miratua një paketë e plotë. Për familjet e prekura nga morti. Familjet me viktima do përfitojnë një apartament nga qeveria, pa dallim. Të mbijetuarit është një fatkeqësi dhe do përfitojnë një pension për të gjithë jetën dhe një milion lekë, një bursë për Universitetin. 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Të moshuarit që kanë viktima do kenë pension të posaçëm. “ tha më pas Spiropali.

“Njerëzit po jetojnë në kushte optimale. Kanë edhe psikologë. Po bëhet identifikimi i çdo familje që banon në këto ndërtesa të pabanueshme dhe do të zhvendosen me lista në struktura hoteliere. E para është jeta. Shteti nuk do t’i lërë vetëm” shtoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHIMBJE, LOT E VAJ QË TË KËPUT SHPIRTIN/ Sot i jepet lamtumira e fundit 8 anëtarëve të familjes Lala
Previous article "JEMI ME TY SHQIPËRI"/ Aktori turk kujton tmerrin e tërmetit në Turqi dhe ngushëllon në shqip të gjithë shqiptarët

k.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT