• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LISTON NDIHMAT PËR FAMILJET E VIKTIMAVE/ Edi Rama: Bursa në çdo vit shkolle, 1 mln lekë për varrimin e familjarëve
Home
Politikë

LISTON NDIHMAT PËR FAMILJET E VIKTIMAVE/ Edi Rama: Bursa në çdo vit shkolle, 1 mln lekë për varrimin e familjarëve

30 November, 2019 Delo.autor Aktualitet, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se do të miratohet një akt normativ për një trajtim të posaçëm për familjet e mbijetuara nga tërmeti. Rama tha se pensionistët e familjeve të viktimave do të marrin pensionin e veçantë të Repulblikës së Shqipërisë, ndërsa fëmijët do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. Ai tha se familjet e viktimave do të marrin një shpërblim prej 1 mln lekësh për të përballuar shpenzimet për varrimin.

“Pensionistë e familjeve të viktimave do jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë. Është një numër i kufizuar që varion nga 12-15 persona me kontribute të veçanta. Projekt vendimi tjetër që lidhet me përkrahjen financiare të familjeve të viktimave që ka të bëjë me shpërblimin prej 1 milion lekësh të reja për të përballuar shpenzimin për varrimin. Edhe familja Abazi nga Kosova do marrë të njëjtin shpërblim. Nxënësit e familjeve të viktimave do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh në muaj. Këtë bursë do e përfitojnë edhe studentët. Pra që nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. Kjo është pjesa sociale e vendimmarrjeve të sotme. Tatimi mbi të ardhurat si shtesë në ligjin e 98, ka një mobilizim të madh por ne duam të nxjerrim maksimumin nga ky shpirt solidariteti. Çdo individ apo familje.

Dje emergjenca është zgjeruar edhe në qarkun e Lezhës. Dua të theksoj edhe një gjë. Ka familje të dëmtuara edhe përtej këtij perimetri, por këto janë prioritet. Nuk jemi qeveri me buxhet nafte. Jemi qeveria e Republikës së Shqipërisë. Koha që po shfrytëzojmë ka kufijtë e saj. Sot akoma fatkeq të mbetur pa shtëpi nga tërmeti  i 2009 janë nëpër kabina. Edhe për një vend të G-7 si Italia është e vështirë. Sfida jonë është të bëjmë atë që nuk e ka bërë askush. Kur të dalë dielli të gjithë do kthehen në avazin e përditshëm. Ne nuk do harrojmë. Na duhet mirëkuptim, durim, durim Është për t’u vlerësuat qëndrimi normal. Normaliteti këtu është special. Ne kemi kthyer normalitetin në normalitet. Qëndrimi i kryetarit të opozitës”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ 700 banorë të Thumanës akomodohen në Shëngjin
Previous article GJATË NATËS JANË REGJISTRUAR 9 LËKUNDJE TËRMETI/ IGJEUM nxjerr të dhënat: Ja si ka ardhur magnituda (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT