• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKOMODIMI PAS TËRMETIT/ Rilind shpresa për jetën (FOTO)
Home
Aktualitet

AKOMODIMI PAS TËRMETIT/ Rilind shpresa për jetën (FOTO)

29 November, 2019 k.autor Aktualitet

Ata janë të vegjël dhe akoma nuk e nuk kuptojnë çfarë ka ndodhur me qytetin e tyre të bukur, Durrësin.
Dy qendrat akomoduese hoteliere “FAFA” dhe “KOLAVERI” gumëzhijnë nga zërat e qindra fëmijëve që po qëndrojnë prej disa ditësh në këto ambiente.
Dhimbja dhe lotët për viktimat nga tërmeti i 26 Nëntorit, i kanë lënë vendin haresë së tyre.

Megjithë ankthin e panikun që shihet ende në sytë e prindërve, fytyrat e qeshura të fëmijëve tregojnë se jeta ka rinisur.

Rreth 400 familje po jetojnë në 2 qendrat akomoduese të Golemit, ku janë ofruar gjithçka u duhet, që nga ushqimi i mirë, shfaqje të animatorëve për fëmijët, ambiente jashtë në oborr ku të vegjlit mund të krijojnë lojëra të ndryshme.
Duket sikur gjithçka është ndalur aty, para se të ndodhte tragjedia.
Familjet e akomoduara në Golem i vizitoi pasditen e së premtes zvministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi.
Ata vijnë nga lagjet 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit si dhe zona e Fermës së Sukthit.

Zvministrja Çuçi ka dëgjuar problematikat e tyre, sidomos ankthin për çfarë do t’i presë më pas.
Bashkëshortja e Ramadanit nga Shënavlashi i tregon zvministres se burri i saj po qëndron i vetëm në banesë për të ruajtur gjënë e gjallë.
Të njëjtin shqetësim ka ndarë dhe Bukurija nga lagjia 18.
E megjithatë, fëmijët janë shpresa se çdo gjë do të shkojë mirë. Shpresa dhe dëshira për jetën do të triumfojë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETET/ Qendra Sizmologjike Europiane nxjerr grafikun: Numri në Shqipëri është zvogëluar
Previous article ËSHTË NJË DËSHIRË E MADHE E CONTES/ Flet mesfushori Vidal: Largohem nga Barcelona nëse…

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT