• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ U jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve kosovarë, Albin Kurti: Lanë pas 6 fëmijë, ne duhet të… (FOTO)
Home
Rajon

TËRMETI/ U jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve kosovarë, Albin Kurti: Lanë pas 6 fëmijë, ne duhet të… (FOTO)

28 November, 2019 k.autor Rajon

Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në varrimin e vëllezërve Shemsedin dhe Isah Abazi, të cilët humbën jetën nga tërmeti shkatërrues që goditi Durrësin më datë 26 nëntor.

Me këtë rast të trishtë, Kurti mbaji edhe një fjalë rasti. Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se po i japin lamtumirën dy qytetarëve që kishin udhëtuar larg për të siguruar ekzistencën për familjen e tyre.

Fjala e plotë e Albin Kurtit:

“Jemi mbledhur këtu sot, për t’ia thënë lamtumirën e fundit Shemsedinit dhe Isahut, këtyre dy punëtorëve të mëdhenj, këtyre dy njerëzve të ndershëm, këtyre dy qytetarëve të Gjilanit e banorëve të Livoçit të Epërm, të cilët udhëtuan larg për të siguruar ekzistencën për familjen e tyre. Ishin përplot gjallëri, por ja që një ditë nuk na u kthyen të gjallë.

Shemsedini ka lënë katër fëmijë, e Isahu dy, këtu me neve është edhe djali i Shemsedinit, Besimi, që mban emrin e axhës së tij, që po ashtu prehet këtu i vrarë para katërmbëdhjetë vitesh. E ne si shoqëri, si institucione e si shtet, ne si qeveri kemi për obligim që t’i ndihmojmë e ta përkrahim këtë familje që përjetoi këtë fatkeqësi tragjike që duhet ta ndajmë bashkë të gjithë ne.

Në traditën e në kulturën tonë shqiptare e kemi bashkësinë, edhe në gëzim edhe në hidhërim, i kemi edhe dasmat i kemi edhe vdekjet e të pamet. Në dasma duke e ndarë gëzimin e rrisim gëzimin, në vdekje e të pame duke e ndarë hidhërimin e zvogëlojmë atë.

Le t’i qëndrojmë pranë kësaj familje, që i humbi dy më të dashurit e saj, dhe le të bëhemi ne anëtarë të kësaj familje duke u solidarizuar me ta dhe duke iu shprehur njëherazi ngushëllim edhe për këta dy djem por edhe për gjithë të tjerët rreth 40 sosh që deri në këto momente u konstatuan se vdiqën nën gërmadhat e tërmetit tronditës në zonën e Durrësit.

Besimi është në klasë të gjashtë, por ndonëse fëmijë i vogël ky do të bëhet një burrë i madh. Ne do të jemi këtu që ta mbështesim, edhe për Besimin e për fëmijët tjerë të Kosovës që janë të varfër. Mërzinë e kemi të pashmangshme por edhe duke u mërzitur nuk mund të ndryshojmë diçka, andaj, ju faleminderit shumë që keni ardhur në numër kaq të madh dhe keni treguar që ata që kanë nevoja më të mëdha do të jemi pranë tyre për t’iu ndihmuar më së pari. Shemsedini dhe Isahu u prehshin të qetë, dhe i lehtë u qoftë dheu i Kosovës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MILAN ME ÇDO KUSHT NË CHAMPIONS”/ Flet Suso: Giampaolo nuk na bëri dot…
Previous article U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ PSG/ Ja sa do të mungojë Eden Hazard tek "Los Blancos"

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT