• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS MË NXIRRNI, DUA TË VDES NË KRAHË TË VAJZËS”/ Lutja rrëqethëse e piktores 30-vjeçare teksa shtrëngonte trupin e të bijës
Home
Breaking News

“MOS MË NXIRRNI, DUA TË VDES NË KRAHË TË VAJZËS”/ Lutja rrëqethëse e piktores 30-vjeçare teksa shtrëngonte trupin e të bijës

28 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

“Mos më nxirrni, më lini të vdes këtu”, këto ishin fjalët e Diena Karanxhës (Meçe) në momentin kur ekipi i kërkim-shpëtimit po kryente gërmimet e fundit për ta nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katësh.

30-vjeçarja pas lëkundjeve të forta të së hënës, qëndroi për më shumë se 12 orë e përqafuar me vajzën 8 vjeçe. E reja me profesion piktore, jetonte bashkë me prindërit e saj, pasi pak ditë më parë kishte humbur bashkëshortin.

Pas familjes Lala ku nga nëntë persona shpëtoi vetëm një, familja e 30- vjeçares është më e prekura në Durrës. Grupet e punës së shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat, por 30- vjeçarja humbi jetën pak orë më vonë.

Diena Meçi (Karanxha), më herët kishte humbur vajzën, Esielën. Familja Meçi ka pësuar një tragjedi të vërtetë, duke qenë se pak kohë më parë, Diena kishte humbur bashkëshortin, ndërsa humbi vajzën dhe ju bashkua familjes edhe vetë. Diena Karanxha kishte pasion pikturën dhe herë pas herë nuk mungonte në ekspozitat që organizoheshin në Durrës. Edhe pse vetëm 30 vjeçe, ajo e kishte kaluar një tragjedi të rëndë në jetë, humbjen e bashkëshortit.

“Mendoja gjithmonë që zoti me kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë. Më mungon shumë bebi im”, shkruante ajo pak vite më parë në “Facebook”.

Diena u gjet nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Ajo u dërgua në spital, por pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha, ndërroi jetë duke mos u mbijetuar frakturave që kishte marrë në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët deklaruan se e reja kishte hemorragji të brendshme.

Ndërsa trupi i saj dhe i vajzës së mitur u nxorën gjatë ditës së martë, vetëm të mërkurën u arrit të nxirrej trupi i nënës së saj, Roza Meçe. I mbijetuari i vetëm është kryefamiljari, Ajet Meçe, i cili në momentin e lëkundjeve të forta nuk ndodhej në banesë. I dërrmuar shpirtërisht, më keq se sa pallati ku banonte, ai shpresonte që nuk do të mbetej i vetëm pas kësaj tragjedie. Nuk i mban dot lotët, sa herë kujton humbjen e mbesës, për të cilën u kujdes që nga ardhja e saj në jetë.

Pallati ku këta jetonin, ishte ndërtuar pak vite më parë. Në fakt, pranë njëritjetrit qëndronin dy pallate identike të ndërtuara në të njëjtën kohë, nga i njëjti sipërmarrës. Pallati tjetër mori vetëm disa plasaritje të papërfillshme, ndërkohë ky pallat u shemb në vetëm pak sekonda.

Nuk dihet shkaku i vërtetë përse njëri nga dy pallatet identike qëndroi stoik dhe me pak fare plasaritje, ndërsa tjetri u shemb totalisht me lëkundjet e tërmetit. Dy pallatet ishin identikë, por me një përjashtim të vogël që mund të jetë bërë shkak për këtë tragjedi. Në pallatin e shembur, ishte ndërhyrë kohët e fundit në themele, pasi ishte ndërtuar një lokal. Shkatërrimi i bazamentit dhe dobësimi i themeleve dhe strukturës, dyshohet të jetë bërë shkak për shembjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NUK KAM FRIKË NGA SHKARKIMI”/ Rrëfehet trajneri Emery: Granit Xhaka ka mundësi që të…
Previous article TËRMETI/ Mbyllet kërkimi tek hotel "Mira Mare" në Durrës, sipër rrënojave vendoset flamuri shqiptarë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK... Aktualitet

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT