Ndërkohë që gjendja në Shqipëri për të shkak të tërmetit të 26 nëntorit është bërë alarmante pasi 40 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur.
Menjëherë ndaj këtij rasti tragjik reguar për të dhënëndihmë shqipëtarët e Kosëvës dhe Maqedonisë por jo vetëm.
Teksa kanë kaluar dy ditë nga ato 30 sekondat e tmerrit ndihma të mëdha si ushqime, veshmbathje dhe batanije janë dërguar pafund me kamionë për t’i ndihmuar banorët e prekur në këto ditë të vështira.
Ka qenë edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka nisur dhjetra kamionë me ndihma drejt Shqipërisë. Plotë 33 kamionë dhe maune që kanë kaluar Rrugën e Kombit dhe dhjetra furgona.
Vetëm VV-ja ka mbledhur 200 ton ndihma për të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Një pjesë e ndihmave do të shkojnë për banorët e prekur në Durrës dhe pjesa tjetër në Thumanë.
“Jemi në kontakt me autoritetet dhe shtabet e emergjencës në Shqipëri e do të vazhdojmë të ndihmojmë sa mundemi. Zyra jonë në Prishtinë është e hapur për grumbullim ndihmash përditë, nga ora 8:00 deri në 22:00. Edhe zyrat në qendrat e tjera, po ashtu janë në funksion të grumbullimit tē ndihmave. Do të ketë konvoje që dërgojnë ndihma edhe nesër, e në ditët e tjera”, – është shprehur VV-ja.
40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.


