Drita, prej disa orësh ishte e zhdukur, daja i saj po i kërkonte i dëshpëruar dhe me ndihmën e mediave ai lutej që kush e kishte parë ta vinte në dijeni. Me pasaportën e saj në dorë donte ta dinte nëse ishte në spital apo në morg. Fatkeqësisht, mori lajmin që nuk donte ta dëgjonte. Trupi i 15-vjeçares ishte në morgun e spitalit të Lezhës. Sot u bashkua me të edhe babai i saj, cili nuk e la vetëm edhe aty lart në qiell.


