• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKIMI EUROPIAN MË E UNIFIKUAR DHE E PAVARUR”/ Forcim strategjik – BE para reformimit
Home
Nderkombetare

“BASHKIMI EUROPIAN MË E UNIFIKUAR DHE E PAVARUR”/ Forcim strategjik – BE para reformimit

27 November, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Qëllimi i reformës së parashikuar të Bashkimit Europian është një “BE më e unifikuar dhe më e pavarur”, thuhet në dokumentin përgatitor të qeverisë gjermane dhe asaj franceze, nga e cila citon agjenica e lajmeve dpa. Kjo reformë nuk përjashton as ndryshimin e Marrëveshjeve të BE.

Dokumenti i referohet propozimit të presidentes së ardhshme të BE, Ursula von der Leyen për një konferencë reformuese që do të debatojë mbi të ardhmen e Bashkimit Europian. Në këtë konferencë me një afat dy vjet do të diskutohet një spektër i gjerë temash që prekin BE që nga fuqizimi i rolit të BE në skenën botërore, mbrojtja, por edhe digjitalizimi, migracioni, mbrojtja e klimës dhe lufta kundër pabarazisë sociale dhe ekonomia sociale e tregut. Portali “politico” ka raportuar fillimisht për ekzistencën e një dokumenti të tillë reformues. Hapat reformues do të diskutohen edhe me qytetarët, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Ideja e konferencës reformuese ishte lëshimi që Ursula von der Leyen i bëri Parlamentit Europian në verë. Eurodeputetët ishin të zemëruar, që krerët e shteteve dhe qeverive të BE i anashkaluan kandidatët kryesorë në zgjedhjet europiane, kur duhej të zinin postet me krerët e rinj të BE. Ursula von der Leyen nuk ishte kandidate për presidente e KE. Konferenca duhet të modifikojë rregulloret e zgjedhjeve demokratike në BE dhe do t’i japë Parlamentit Europian më shumë pushtet në zënien e posteve të BE

Emmanuel Macron und Angela Merkel (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

.

Çfarë do të bëjë konferenca e reformimit të BE?

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar një rol të rëndësishëm të shteteve të BE në procesin e reformimit të unionit. Në samitin e BE në dhjetor pritet të lëshohet sinjali i gjelbër për fillimin e debatit të reformimit dhe në janar 2020 së bashku me Komisionin Europian dhe Parlamentin do të jepet mandati i kësaj konference europiane. Konferenca pritet të fillojë nga puna në shkurt 2020 dhe në gjysmën e parë të vitit 2022 duhen prezantuar rezultate konkrete tek krerët e shteteve dhe qeverive të BE, që do të vendosin për zbatimin konkret të tyre. Dokumenti francezo-gjerman nuk parasheh një rol të rëndësishëm për Parlamentin Europian.

Reformimi i BE prek edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Presidenti francez, Macron vuri si kusht për hapjen e negociatave me dy vendet reformimin e BE më parë. Motoja e tij është reformim para zgjerimit. Madje pas bllokimit të nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, Franca ka paraqitur së fundmi një dokument me ide për reformimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Frankreich Toulouse | Emmanuel Macron & Angela Merkel & Ursula von der Leyen (Reuters/R. Duvignau)

Propozimi francezo-gjerman që vjen këtë kohë shkakton habi, sepse së fundmi mes Berlinit e Parisit ka pasur disa mospajtime. Presidenti francez, Emmanuel Macron e deklaroi NATO-n në “vdekje klinike” dhe me këtë argument kërkoi më shumë pavarësim ushtarak të Europës. Kancelarja Merkel u distancua nga këto deklarata të Macron, por megjithatë qeveria gjermane e mbështet forcimin strategjik të BE. Qëndrimi i Macron nuk përkon me qëndrimin e saj, tha Merkel në kuadër të një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Një goditje e tillë e gjithanshme nuk është e nevojshme, edhe pse kemi probleme dhe duhet të gjejmë zgjidhje.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Departamenti i Sizmiologjisë: 523 lëkundje që nga goditja e madhe
Previous article TRAGJIKE/ Shuhet familja në Thumanë, burrë e grua nxirren të pajetë nga rrënojat! Djalit iu vdiq në spital

k.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT