• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NGA TËRMETI/ Inxhinieri: 14 pallate të pabanueshme në Durrës
Home
Aktualitet

TRAGJEDIA NGA TËRMETI/ Inxhinieri: 14 pallate të pabanueshme në Durrës

27 November, 2019 k.autor Aktualitet

Inxhinieri Arben Meçe i ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv u shpreh se në Durrës së bashku me grupin e punës që ka qenë i pranishëm në terren ka nxjerrë 14 pallate të pabanueshme.

Ai tha se të gjitha pallatet që janë nxjerrë të pabanueshme nuk kanë dëmtime në konstruksion, por vetëm të mureve. Ndërsa përsa i përket atyre që janë shembur, inxhinieri theksoi se 9 objektet kanë qenë të ndërtuara jashtë standardit.

“Tërmeti nuk ishte fatal, pasi nuk kishte asnjë nga objektet me dëme konstruktive. Unë isha në një zonë, me grupet e terrenit, bëmë inspektim në terren për të bllokuar ato ndërtime që rrezikonin jetën e njerëzve.

Ne bllokuam futjen e njerëzve që rrezikonin jo të shembeshin, por në rastin e një lëkundje njerëzit do i zinin brenda. Unë kam nxjerrë 14 pallate te pabanueshme në rajonin nr. 3 në Durrës dhe të 14 asnjëri prej tyre nuk kishte probleme konstruktive dhe asnjë në gjithë Durrësin, por të zbatimit të strukturës të rifiniturës të mureve.

Pallatet ishin nga 9-13 kate. Prova e 6.4 ballë klasifikohet i rëndë por jo për konstruksionin. Nga Tërbufi deri në Tiranë ka vetëm 9 objekte të rrëzuara. Këto ranë pasi janë ndërtuar jashtë standardit, jashtë kontrollit shtetëror, që ne i themi legalizim tani. 300-500 mijë objekte janë jashtë kontrollit sizmik” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IKËN DRITAT/ Pallatet tunden si gjethe peme, kamerat fiksojnë tmerrin gjatë tërmetit (VIDEO)
Previous article TRAGJEDIA NGA TËRMETI/ Rama: Ju uroj një frymëmarrje pak më të lehtësuar...

k.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT