• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ 7 gjyqtarëve të Kushtetueses u kontrollohen vendimet
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ 7 gjyqtarëve të Kushtetueses u kontrollohen vendimet

26 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Për herë të parë pas 25 vitesh funksionim Gjykata Kushtetuese do t’i nënshtrohet kontrollit pas Reformës në Drejtësi, kontroll i cili do të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti për të përzgjedhur 5 dosje gjykimi të çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Në total sipas të njëjtave burime janë përzgjedhur 35 dosje të cilat pas vlerësimit nga inspektoriati i KLD do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Këto dosje i përkasin gjykimeve të vitit 2013-2016, ndërsa relacioni i inspektoriatit të KLD do ti bashkëngjitet relacionit të Inspektoriatit të deklarimit të pasurive dhe drejtorisë së informacionit të klasifikuar.

Gjyatarët e Kushtetueses që do ti nënshtrohen këtij kontrollit janë: Bashkim Dedja, Kryetar i rizgjedhur pak javë më parë, Vitore Tusha, anëtare, Altina Xhoxhaj, anëtare, Fatmir Hoxha, anëtar, Gani Dizdari, anëtar, Besnik Imeraj, anëtar, Fatos Lulo, anëtar. Pas këtij filtri nga komisioni i pavarur i kualifikimit për gjyqtarët kushtetues procesi i vetting-ut do të shtrihet tek gjyqtarët e lartë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, anëtarët e këshillit gjyqësor dhe atyre të këshillit të prokuroris.

Ky kontroll vjen vetëm 4 ditë para se gjykata kushtetuese të shprehet pikërisht për ligjshmërinë e këtij procesi apo dhe ligjit të Vetting-ut i cili është paditur në kushtetuese nga shoqatat e gjyqtarëve. Sipas burimeve për Report Tv nga kjo gjykatë, vendimi për Vetting-un pritet të bëhet publik më datë 30 tetor.

Gjyqtarët që po kontrollohen

Bashkim Dedja, kryetar i rizgjedhur pak javë më parë

Vitore Tusha, anëtare

Altina Xhoxhaj, anëtare

Fatmir Hoxha, anëtar

Gani Dizdari, anëtar

Besnik Imeraj, anëtar

Fatos Lulo, anëtar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Humb jetën personi që i vuri flakën vetes në Elbasan
Previous article Zbardhen përgjimet/ Udhëtimet e Habilajve në Siçili me makinën e Tahirit

Redaktor2

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT