Mrekulli në mes të tragjedisë që ka pllakosur vendin nga tërmeti. Një 17-vjeçar Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga trëmeti. Pas nxjerrjes 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital. Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.


