Pas shumë kohësh, këngëtarja Dafina Zeqiri është rikthyer në Kosovë.
Ajo tash e një kohë po qëndron në Amerikë ku edhe po punon drejt realizimit të ëndrrës së saj.
Por, Dafina nuk i ka harruar fansat shqiptar dhe është rikthyer pikërisht në kohën e festave të fundvitit për t’i mbajtur disa koncerte.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se është rikthyer në Kosovë dhe ajo çfarë i ka munguar përveç shtratit ishte më së shumti nëna e saj, të cilën e quan “MBRET”.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në të cilat shihet se si i kishte përgatitur ushqimin nëna e Dafinës.




