Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca shkruan se jemi pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira që po kalon nga tërmeti shkatërrimtar. “Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. BE-ja qëndron pranë popullit shqiptar dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë’ shkruan Soreca.


