Kryeministri Edi Rama kërkon durim për kërkimet që do të vijojnë deri në fund ndërkohë që ka shprehur dhimbjen e madhe për jetët e humbura dhe keqardhjen e tij për familjet që kanë marrë lajme të trishta sot për të afërmit e tyre pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
Postimi i Kryeministrit:
Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit😢
Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre🙏”, shkruan Rama


