Një lajm i mirë vjen nga Thumana, fshati që u godit rëndë nga tërmeti 6.3 ballë. Gazetari nga vendi i ngjarjes se një 50-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.
Mësohet se fatin e tij të mirë se ka pasur gruaja, e cila thuhet se ka ndërruar jetë dhe aktualisht ndodhet nën rrënoja.
Ndërkohë, Skëndaj thotë se nën rrënoja dyshohet se janë dhe 3 fëmijët e çiftit. Me shpresën nga Zoti, ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për gjetjen e personave të tjerë në rrënoja.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se sapo eshte nxjerre nga rrenojat ne Thumane nje trup i pajete. Fakt qe e con ne 9 numrin e viktimave.


