Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme tëshumta ku jaë shënuar edhe 7 viktima.
Reagim të menjëhershëm ka patur nga ndërkombëtarët në mbështetje të Shqipërisë. Më herët kryeministri Rama njoftoi se grupe të specializuara janë nisur nga Greqia dhe Italia ndërkohë së fundmi edhe nga Mali i Zi dhe Serbia janë nisur grupe mbështetëse.
Njoftuar vetëm pak më parë Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës
– njofton kryeministri Rama.


