Ilir Meta shprehet se në datën 8 dhjetor do të zbresë në shesh dhe nuk do të lëvizë që aty.
Sipas Metës, populli shqiptar në Kushtetutën që ka miratuar me referendum, ka vendosur në Kushtetutë të drejtën e referendumit në nenin 150.
““Si president i Republikës, kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për dialog dhe pas gjithë kësaj loje që po i tmerron qytetarët shqiptarë, kam vendosur të zbresë në shesh dhe nuk do të ikë nga sheshi derisa t’i kthejne popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojë Parlamentin të zbatojë këtë referendum.
E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të ushtroni demorkacinë, përndryshe nuk do të ketë më shqiptarë, do të ketë vetëm emigrantë.
Kjo është e vetmja rrugë demokratike transparenet që pas pak vitesh mos ja ndërrojë emrin sic jan ndërruan emrin Qemal Stafa”, u shpreh Meta në një konferencë për shtyp.
“Në Shqipëri nuk ka më votime, ka vetëm komandime. Më 8 dhjetor ora 12 në sheshin demokracia në Qytetin Qtudenti.
Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit.
Kjo klasë politike dështoi në mënyrë më të turpshme si asnjëherë më parë.
Shikoni ku ka qenë në vitet 200 dhe ku ka përfunduar sot”, tha më tej ai
(TemA)


