• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SHBA/ Edhe BE do caktojë një të dërguar special për Ballkanin. Ja emri që përflitet
Home
Nderkombetare

PAS SHBA/ Edhe BE do caktojë një të dërguar special për Ballkanin. Ja emri që përflitet

25 November, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Pas SHBA-së, që emëroi Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe Bashkimi Europian për t’u kushtuar një rëndësi të veçantë dy vendeve që u mohoi hapjen e negociatave në mes të tetorit të këtij viti.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, Mirosllav Lajçak, mund të jetë i dërguari i ri special i BE për Ballkanin Perëndimor, raportojnë media serbe.

Sipas të përditshmes “Večernje Novosti”, një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell kushtuar kësaj çështje tashmë është mbajtur në Bruksel.

“Ne e kuptojmë që diskutimi rreth krijimit të një pozicioni të tillë po zhvillohet aktualisht në BE”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovakisë për Ballkanin Perëndimor Evropian. Sipas ministrisë, pozicioni i të Dërguarit Special për Ballkanin Perëndimor do të ishte i dëshirueshëm.

“Do t’u dërgonte sinjal pozitiv vendeve të Ballkanit Perëndimor për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së, si dhe do të ndihmonte për të zgjidhur disa nga çështjet kryesore politike në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Lajčak është një diplomat karriere, që ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë që nga viti 2012. Ai ishte gjithashtu Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga 2017 deri në 2018 dhe aktualisht kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Veçanërisht për rajonin, ai ishte Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga 2007 deri 2009.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QENDËR UNISEX"/ Kjo është foleja ku “Zogu i ‘Tiranës” menaxhonte prostitucionin dhe rekrutonte “profesioniste”
Previous article ''NJË MOMENT PËRRALLASH''/ Revista e njohur amerikane, “Brides” sjell dhe një herë në vëmendje super dasmën e Sarës dhe Ledionit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT