• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DO I NDALOHET DALJA NGA QYTETI/ Rama: Rikthehet në burg krimineli që nuk justifikon pasurinë!
Home
Politikë

DO I NDALOHET DALJA NGA QYTETI/ Rama: Rikthehet në burg krimineli që nuk justifikon pasurinë!

25 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se ndaj personave që ka dyshime të kenë vënë pasuri nga krimi, do të merren masa të tre karaktereve, pasuror, ekonomik dhe personal. Shefi i mazhorancës tha se nuk do të ndalohet vetëm dalja nga territori i Shqipërisë, por do të ndalohet edhe dalja nga një qytet.

“Ndalimi për të dalë nga territori i Shqipërisë, tek perimetri i një subjekti, që nuk mund të dalë nga Fushë-Kruja, Vlora, Shkodra e me radhë, deri tek ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitete me karakter fitimprurës në Shqipëri”, tha Rama.

Po ashtu, me vënien nën sekuestro të pasurive të tyre të dyshimta, dhe nëse të dyshuarit nuk i faktojnë në gjykatë burimin e të ardhurave, jo vetëm do të vendoset konfiskimi i tyre, por do të rikthehet sërish në burg për pasuri të pajustifikuar dhe të vënë nga krimi.

“Shtëpia, makina e biznesi në sekuestro preventive nuk mund të shitet. Subjekti duhet të dalë para gjykatës dhe të dëshmojë që këto që ka i ka si pasojë e punës, nëse janë produkte të krimit ato konfiskohen. Kujt do t’i provohet që pasurinë e ka produkt të krimit do të rikthehet në burg për këtë pjesë. Mos harroni që anti-mafia italiane merr edhe pasuritë e të vdekurve“, – tha Rama.

Rama sqaroi edhe goditja e fundit në aspektin financiar. Kreu i qeverisë tha se këta subjekte do të përjashtohen nga çdo e drejtë për leje, licenca e autorizime, fondet nga shteti apo koncensionet.

“Këto subjekte përjashtohen nga çdo e drejtë për leje licenca autorizime nga policia e shtetit. Fonde në të gjithë llojet e prokuroritmi, koncensione, PPP, e me radhë, dhe nga çdo kontribut të llojit ndihmë shëndetësore, hipoteka të subvencionuara të mbështetura nga fondet publike”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Thirret në Prokurori Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta
Previous article "8 DHJETORI I DYTË NGA META"/ Majko: Presidenti duhet të ulë palët në tavolinë, jo të bëhet palë! Deklaratë e paprecedentë

k.autor

Postime të ngjashme

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese Aktualitet

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar Aktualitet

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT