Një atentat i bandave të zonës së ish-pat Riviera del Sol, në Spanjë i ka marrë jetën një biznesmeni, të premten (22 nëntor).
Viktima u identifikua se ishte biznesmeni Peter Andrew Williamson, 39-vjeç, nga Salford.
Ai u ekzekutua sapo doli na makina e tij tip “Audi”, ndërsa po e parkonte jashtë vilës së tij luksoze.
“The Sun” raporton se biznesmeni ishte ekzekutuar me disa plumba në gjoks dhe kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë ato të larjes së hesapeve të drogës, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe ende nuk është bërë arrestimi i tij.
Nga vendi i ngjarjes është vënë re një motor dhe një person i veshur me pellush teksa largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.






