• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
“KUSH ËSHTË ATY PARA NESH NË RËNDITJE”/ Juventus e Inter, garë titulli për rekord falë dyshes Sarri-Conte
Home
Futboll

“KUSH ËSHTË ATY PARA NESH NË RËNDITJE”/ Juventus e Inter, garë titulli për rekord falë dyshes Sarri-Conte

24 November, 2019 Delo.autor Futboll, Sport

“Kush është aty para nesh në renditje, por bën diçka të jashtëzakonshme, por edhe ne po bëjmë diçka të pabesueshme, duke ruajtur ritmin e tyre.

Nëse nuk do të ishte për Interin, atëherë këtë sezon do t’ia kishit dhënë titullin Juventusit që tani dhe nuk do kishte më garë”, deklaroi Antonio Conte pas ndeshjes me Torinon.

Juventusi dhe Interi janë dy skuadrat që kanë nisur shkëputjen në krye të renditjes së kampionatit italian, por që nuk po shkëputen dot nga njëra-tjetra, pasi të dyja vazhdojnë të fitojnë rregullisht, duke vendosur rekorde të reja.

Kështu Juventusi i Sarrit triumfoi dje në Bergamo, në një ndeshje vërtetë të komplikuar, ku bardhezinjtë vuajtën jo pak, por që konfirmuan edhe njëherë se janë një skuadër që nuk dorëzohet deri në fund.

Sezonin e kaluar Juventusi pësoi humbjen e parë më 7 nëntor ndaj Manchester United, ndërsa këtë vit formacioni i Sarrit vijon të jetë i pamposhtur si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ndonëse mbrojtja duket se ka më shumë pasiguri sesa një vit më parë.

Kjo shpjegohet edhe me penalltinë e djeshme, që ishte e katërta kundër bardhezinjve në 13 javë, por natyrisht që peshon jo pak edhe mungesa e një emri si Giorgio Chiellini, që ka qenë lider i prapavijës në 10 vitet e fundit.

Shifra të jashtëzakonshme po regjistron edhe Interi i Antonio Contes, me teknikun që u bë i pari që çon skuadrën te goli në të 13 javët e para të kampionatit, por edhe në të gjithë ndeshjet sezonale, që e çojnë numrin në 17.

Lukaku dhe Lautaro janë simboli i suksesit të këtij Interi, me belgun që dje shënoi golin e dhjetë sezonal në vetëm 13 javë (vetëm Stefano Nyers ka bërë kaq mirë sa ai), ndërsa sulmuesi argjentinas gjeti golin e 6 në kampionat.

Lautaro Martinez konfirmohet edhe si njeriu që zhbllokon ndeshjet, pasi me rrjetën e mbrëmshme ka shkuar në kuotën e 8 golave të shënuar brenda 30 minutave të para, në të gjitha kompeticionet zyrtare.

Të gjitha këto shifra konfirmojnë se të dy skuadrat që mbajnë vendet e para të kampionatit italian, do të duelojnë ashpër për titullin kampion deri në fund të sezonit, duke lënë të hapur dhe bërë më interesante garën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DOKTORI SI LIDER I FORTË ME LULIN KUKULL"/ Kush e drejton vërtetë PD-në? (FAKTET)
Previous article "SKUADRA E TIJ E KËNGËTARËVE"/ Elgit Doda prezanton ekipin e tij, që u bëri këngë për në “Kënga Magjike”, a do ta mbyllë vetë këtë garë?

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT