Presidenti Ilir Meta është “rikthyer” postimeve të tij qesharake duke dalë foto me fruta dhe duke dhënë mesazhe koduese. Duket sikur Meta sa herë që është në vështirësi politike gjenë “muzën” e tij tek frutat, fotot dhe mesazhet “koduese”.
E para ishte me domate ku presidenti anuloi datën e zgjedhjeve dhe shpresonte që të mos bëheshin. Zgjedhjet e 30 qershorit u bënë kështu me ta zgjodhi të dilte foto me domate duke shkruajtur: “Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”. Domatet u poqën dhe u konsumuan ndërsa mesazhi i presidentit mbeti në “qiell të hapur”.
E dyta ishte foto me shegë e cila simbolizonte kohën, kur mazhoranca i dërgoi raportin Venecias se presidenti Meta, ka shkelur kushtetutën me ç’dekretimin e 30 qershorit. Meta postoi foto me shegë dhe mesazhin kodues: “Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen!”. Ashtu si domatja dhe shega u poq edhe raporti i Venecias doli dhe u raportua se presidenti kishte shkelur kushtetutën.
E treta ishte fotoja e sotme me një hurmë të “kalbur”. Ngërçi politik i krijuar me ngritjen e gjykatës kushtetues ka bërë presidenti që të japë sërish mesazh kodues:“Nuk ka si hurmat e Elbasanit! Sot në Baçe Mbret”
/AlpeNews.al





