• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FALEMINDERIT, JAM KRENARE PËR TY”/ Nora Malaj: Ilir Meta foli si burrë shteti!
Home
Politikë

“FALEMINDERIT, JAM KRENARE PËR TY”/ Nora Malaj: Ilir Meta foli si burrë shteti!

22 November, 2019 F.autor Politikë

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Ilir Meta. Ajo e ka cilësuar Metën një burrë shteti, duke e falënderuar teksa shprehet se ndihet krenare për Presidentin e Republikës.

Ashtu si Meta edhe Malaj deklaron se Kushtetuta e vendit u zhbë brenda ndarës nga marrëveshjet politike të ’98-ës, ndërsa i bashkangjit deklaratës së saj pjesë nga fjala e Metës.

Postimi i plote e Nora Malajt

Burri i shtetit foli!

“Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar fjalën “Fund” mund të gjejnë forcën për të shkruar fjalën “Fillim” , – thotë një shprehje e vjetër.

Tashmë burri i shtetit foli.

E para është Kushtetuta dhe Shteti sovranë! Faleminderit dhe krenari për Presidentin e Republikës së vendit tim!

Populli ka kohë që ka folur ! Me sondazhe dhe bojkot kanë treguar se  86 për qind  janë kundra kapjes së drejtësisë nga politika!

Departamenti i ShBA foli , qartë dhe prerë, askush nuk është mbi ligjin!

“Kushtetuta është ligji suprem, është trupi që mishëron parimet themelore sipas të cilave qeveriset një vend.

E projektuar për të hedhur themelet e një shteti që garanton liritë dhe të drejtat themelore të individit, të ndarjes dhe jo uzurpimit të pushteteve, të ruajtjes së sovranitetit dhe ndërtimit të të ardhmes europiane dhe euroatlantike të vendit, Kushtetuta e ’98-ës mundësoi rivendosjen e paqes sociale dhe rotacionin normal politik në vend.

Kjo kushtetutë që ende gëzon respektin dhe nderimin më të madh të të gjithë qytetarëve shqiptarë, fatkeqësisht u zhbë brenda natës nga marrëveshja politike e vitit 2008.

Sot jemi  në kushtet ku qeveria nuk është llogaridhënëse ndaj askujt;

Ku pushteti ekzekutiv është unifikuar me atë legjislativ;

Ku nga Kuvendi i Shqipërisë janë dorëhequr 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës;

Ku numrin kushtetues prej 140 deputetësh të Kuvendit nuk e plotëson dot më;

Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, në një proces antiligjor me votime një-partiake, duke dhunuar edhe parimin kushtetues të autonomisë vendore.

Ku vendi është lënë qëllimisht për dy vite rradhazi pa Gjykatë Kushtetuese dhe ku po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të krijimit të saj siç e parashikon kushtetuta;

Ku vendi dhe qytetarët janë lënë pa Gjykatë të Lartë, si pasojë e së cilës janë mbivendosur mbi 32.000 çështje gjyqësore, që do të kërkonin të paktën 20 vite për t’i trajtuar;

– pra me këto afate një pensionist mund të mos arrijë ta gëzojë asnjëherë pensionin që i takon.

Ku Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë antikushtetuese, për të korrur rezultatet mahnitëse që nuk i mbron dot as vetë;

Ku dhunohen të drejtat e qytetarëve në mënyrë arbitrare, duke u rrëmbyer pronën, shtëpitë, bizneset, etj;

Ku kanë kaluar rreth 20 ligje antikushtetuese dhe që cënojnë hapur interesin publik;

Ku qeveria për të pasuruar një kastë që i shërben asaj verbërisht, ka krijuar një borxh që qytetarët shqiptarë do të duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme;

Ku fjala e lirë është zëvendësuar nga çensura dhe autoçensura në shërbim të propagandës;

Ku Shqipëria zhytet poshtë e më poshtë në të gjithë treguesit politikë, ekonomikë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore;

Ku vendi po shpopullohet pa ndalim;

Ku si rezultat i sukseseve imagjinare në Shqipëri nuk ka më asnjë investim serioz as nga ShBA, as nga Gjermania, as nga Franca, as nga Italia, e as nga Britania;

Ndaj është koha për t’i thënë NDAL këtij degradimi të shtetit!

Shqipëria nuk mund të drejtohet me Rezolutë por me Kushtetutë.

Kushtetuta e Republikës është Vija e Kuqe dhe e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të Republikës!”

Presidenti Ilir Meta

Krenar për  Presidentin e Republikës Ilir Meta, për presidentin e vendit tim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOZZIK FOLI PËR NDARJEN/ Loredana bën veprimin që nuk pritej (FOTO)
Previous article "KËRKOVA TË MOS E NDANIN SHQIPËRINË..."/ Zoran Zaev: BE pezulloi modelin shqiptar të vetting-ut në Maqedoninë e Veriut

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT