• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PËRBALL ME DEKLARIMIN E PASURISË NDËR VITE/ Prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka kalon vetingun
Home
Aktualitet
Drejtësi

U PËRBALL ME DEKLARIMIN E PASURISË NDËR VITE/ Prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka kalon vetingun

22 November, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të premten në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka, pas një hetimi të kryer në të tre kriteret e rivlerësimit. Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shuli dhe anëtar Roland Ilia.

Kleanth Zeka e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë. Në qershor 2014 ai është promovuar në detyrë si prokuror i Apelit të Vlorës, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 20 nëntor, Zeka u përball me pasaktësi në deklarimin e pasurisë ndër vite si dhe mungesë burimesh financiare në vlera të vogla.

Prokurori i Apelit të Vlorës u mbrojt para Komisionit se nuk kishte ditur t’i plotësonte mirë formularët e deklarimit të pasurisë.  “Ndonjëherë bëheshim disa kolegë bashkë dhe konsultoheshim se si t’i plotësonim deklaratat. Askush nuk mund të dijë gjithë legjislacionin,” tha ai, duke shtuar se punonte në fushën penale.

KPK ka verifikuar për udhëtimet e prokurorit Zeka jashtë shtetit, prej nga është identifikuar vetëm një rast në vitin 2011 kur ai ka shkuar në Greqi me autobus së bashku me bashkëshorten dhe një prej fëmijëve. Ndërsa nuk ka rezultuar të ketë udhëtuar ndonjëherë me mjet privat jashtë Shqipërisë.

Prokurori Zeka mori vlerësim pozitiv të figurës dhe profesionalizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHKARKUA NGA VETINGU/ Besnik Muçi letër Kushtetueses: Do rri në detyrë derisa të vendosni ju (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Alarm për bombë në qendër të Tiranës, çantë e dyshimtë tek bulevardi "Zogu i Parë"

k.autor

Postime të ngjashme

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT