• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATI PËR “VIDEON EROTIKE”/ Ish-ministri i LSI reagon ashpër: E ndyrë, “veglat” për eros i janë vënë njerëzve nga krijuesi
Home
Aktualitet

DEBATI PËR “VIDEON EROTIKE”/ Ish-ministri i LSI reagon ashpër: E ndyrë, “veglat” për eros i janë vënë njerëzve nga krijuesi

22 November, 2019 Delo.autor Aktualitet

“‘Është një video erotike…’ Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit.

Ngjan si shantazh publik ndaj “viktimave” që kanë poste publike”.

Kështu shprehet ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale duke marrë shkas nga debati i ndezur pas deklaratës se ekziston një video intime e një ambasadori të huaj në Tiranë me një zyrtare të PS.

“Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më ska!”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Manjanit:

Veglat gjenitale i janë vënë nga krijuesi njerëzve për këtë punë, pra për eros. Kështu që dy persona që na zhvillokan një marrëdhënie erotike nuk më duket ndonjë gjë kaq interesante, as e veçantë. Për kët punë janë bërë ato të shkreta…

Debati në fakt lind për shkak të moralit monogamist. Kurioziteti i gërryen njerëzit që të dinë se me kë ja dreth ky apo ajo bashkshortit. Dhe po të zunë në flagrancë të ta bëjnë me gisht (gishtin tregues) si një tradhëtar.

Qesharakë! Kaq e cekët është kjo llogjikë saqë është krijuar ideja e rreme se vetëm ato që kapen në video janë tradhëtarët. Të tjerët janë engjëj!

Për të qeshur me lot madje. 🤣🤣🤣🤣

Por, ajo që s’kuptoj dot është se ç’lidhje erosi jashtmartesor i dy njerëzve me borxhin publik; me koncensionet e PPP abuzive; me nxjerrjen e shtetit nga Kushtetuta e ligjet; me Gjykatën Kushtetuese që nuk bëhet; me papunësinë që shtohet; me emigracionin që rritet, apo mos do na çelen negociatat nga zbulimi i kësaj gjëje ?!

Pa këto video-flagranca që përhapen nga moralistë, Shqipëria do ishte më e pasur, më e begatë e me shtet të përgjegjshëm?!

Llogjika 0!

Por edhe morali 0! Pse moral është të marrësh vemendjen publikut me gjera krejt private të dikujt?!

Nga ana tjetër, moral është të sherrosësh familjet e “viktimave” të videove?!

Kur do burrërohemi (moralisht) që ti themi tjetrit në sy “ik mor sharlatan” a ku e di unë se çfarë?! Se burrat duhet të ta thonë hapur në sy atë që mendojnë dhe jo pas krahëve “shih se kam një video për ty”…

Është më e ndershme dhe e morlashme sa më ska ta shash tjetrin e t’ja thuash në surrat, sesa pas krahëve e me aspekte nga jeta private.

Edhe kisha që është autore e monogamisë, ka krijuar institucionin e rrëfimit që është prap një institucion privat.

Njerëzit me funksione publike nuk bëjnë aspak përjashtim nga kjo llogjike.

Nejse, unë kështu mendoj. E poshtër është.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA BESIMIN E ZINEDINE ZIDANE/ "Xhevahiri" i Real Madrid drejt Premier League tek klubi...
Previous article TENTOI TA SHOQËRONTE PAS SHERRIT/ 43-vjeçari në shërbim prove grushte e shkelma policit (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës Aktualitet

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT