• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KEMI NJË PLAN PËR TË SHTUAR NUMRIN E POLICISË”/ Lleshaj paralajmëron: Reformë në komisariate
Home
Breaking News

“KEMI NJË PLAN PËR TË SHTUAR NUMRIN E POLICISË”/ Lleshaj paralajmëron: Reformë në komisariate

22 November, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte dje në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë për të raportuar mbi projektbuxhetin e dikasterit të tij në vitin 2020. Në fjalën e tij para Komisionit të Ligjeve, Lleshaj tha se buxheti i parashikuar për Ministrinë e Brendshme i plotëson kushtet për të realizuar prioritetet e vendosura.

Më tej, në raportimin para Komisionit të Sigurisë, ai foli për dy probleme që shqetësojnë Policinë e Shtetit dhe që në vitin që vjen presin të adresohen. Numri i ulët i efektivëve të Policisë dhe shpërndarja e Komisariateve, sipas ministrit të Brendshëm pritet të zgjidhen në vitin e ardhshëm.

Lleshaj tha se në vitin 2020 pritet të kemi 500 efektivë të rinj, të cilët do të dalin nga bankat e Akademisë së Policisë. Ndërsa për komisariatet, ministri i Brendshëm tha se ato do duhet të kenë një rishpërndarje në vendosjen e tyre, duke iu përshtatur dhe lëvizjes së popullsisë në 3 dekadat e fundit.

“Ne kemi një Polici të konsiderueshme, por të pamjaftueshme, pasi Policia jonë është e vogël. Shqipëria ka një ndër Policitë më të vogla në rajon, sa i përket raportit me numrin e popullsisë, pothuajse jemi në nivelet nordike. Nëse ne do duam të kemi një Polici të ngjashme me vendet që na rrethojnë, Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi etj., do të na duhet të shkojmë në mbi 20 mijë policë gjithsej, kur sot kemi 11058 policë gjithsej. Ne kemi plan për këtë, për këtë vit kemi në plan që ta shtojnë numrin e Policisë me 500 veta, të cilët i kanë filluar studimet në Akademinë e Sigurisë. Me studentët e Akademisë, ne synojmë të plotësojmë boshllëqet e mëdha që kemi të krijuara ndër vite. Ne kemi plan të merremi me të gjithë komisariatet. Ne kemi në plan për të rindërtuar komisariatet sipas një ose dy modelesh në të gjithë vendin. Dhe kemi në plan për të rishpërndarë komisariatet në bazë të popullsisë. Popullsia e Shqipërisë ka lëvizur në 30 vitet e fundit, ndërsa komisariatet kanë mbetur po ato si para viteve ’90. Synimi është që t’i afrojmë komisariatet me njerëzit. Për shembull, Tirana është 5-fishuar, apo edhe Kamza që ka shkuar në 100 mijë banorë. Nuk do të jetë ndonjë dramë e madhe, por një investim i madh për sigurinë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ministri Lleshaj foli edhe për çështjen e uniformave të Policisë, duke siguruar se nga viti i ardhshëm do të ketë një model të ri për pajisjen e çdo efektivi.

“Për uniformat besojmë se brenda vitit të ardhshëm do të zgjidhim edhe çështjen e pajisjes së punonjësve me një mënyrë të re. Duhet të heqim dorë nga mënyra që t’i kemi uniformat nëpër magazina dhe të shpërndahen, por policët të marrin lekët dhe t’i marrin uniformat në subjekte që do të licencohen nga ministria”, tha Lleshaj.

Kreu i Ministrisë së Brendshme gjatë raportimit të tij në dy komisionet parlamentare foli edhe për disa investime të tjera që do të bëhen për të rritur sigurinë dhe rendin në gjithë territorin. Ndër të tjera, ai theksoi se pritet të hartohet një plan për shtimin e semaforëve në rrugë dhe vendosjen e kamerave në disa akse kryesore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TA SHOQËRONTE PAS SHERRIT/ 43-vjeçari në shërbim prove grushte e shkelma policit (EMRI)
Previous article FINALIZOHET OPERACIONI "ISHULLI"/ Kapet 39-vjeçari me kokainë, pranga dhe dy bashkëpunëtorëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës Aktualitet

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT