• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET FATALE/ Vetëm në tetor ka pasur 25 viktima, faji është i… (DALIN SHIFRAT)
Home
Breaking News

AKSIDENTET FATALE/ Vetëm në tetor ka pasur 25 viktima, faji është i… (DALIN SHIFRAT)

22 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndonëse numri i aksidenteve ka ardhur në rënie këtë vit, ato kanë qenë më fatale sa i përket jetëve të humbura.

INSTAT bëri të ditur se Në muajin Tetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 25 persona nga 16 persona të vdekur në Tetor 2018. Në dhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 182 persona nga 168 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 8.3%.

Në muajin Tetor 2019 numërohen 118 aksidente rrugore nga 149 aksidente të ndodhura në muajin Tetor 2018, duke u ulur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e 2019, numërohen 1.254 aksidente rrugore nga 1.452 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e 2018, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Tetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 143 persona nga 193 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 25,9 %. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2019, është 1.713 persona nga 1.958 persona, duke u ulur me 12,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin Tetor 2019, aksidentet rrugore, në 83,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 22,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e 2019, aksidentet rrugore, në 14,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 35,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ata që kryejnë më shumë aksidente janë grupmoshat e reja. 52% e numrit të aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 34 vjeç. 21% e aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 24 vjeç. Monitor

Capture-20-768x809 (2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 181 KM/H NË TIRANË-ELBASAN/ Si i ndëshkoi policia shoferët "rebelë"
Previous article U TRAFIKUA NGA XHAXHAI NË MOSHË16-VJEÇARE/ Flet Zogë Myrtaj: Familja nuk më ka kërkuar kurrë!

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT