• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’KAM BËRË KURRË JETË POLITIKE”/ Dvorani: Presidenti të mos merret me kreun e KED por të respektojë Gjykatën Kushtetuese
Home
Aktualitet
Drejtësi

“S’KAM BËRË KURRË JETË POLITIKE”/ Dvorani: Presidenti të mos merret me kreun e KED por të respektojë Gjykatën Kushtetuese

20 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

“Radha është një koncept që interpretohet në mënyrë tërësisht të gabuar dhe veprimet e Këshillit për dërgimin e listave te organet e emertesës është një vendim që nuk ndikon fare në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe nuk mund të më ngarkojë me përgjegjësi personale”.

Kjo ishte përgjigjja e Ardian Dovranit, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në një intervistë për Top Talk në Top Channel, ku sqaroi rolin e tij në procesin e vlerësimit dhe dërgimit të listave me emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta e akuzon kreun e KED se nuk ka respektuar radhën e përcaktuar në Kushtetutë me dërgimin e listave në të njëjtën kohë si për Presidencën ashtu edhe për Kuvendin. Por sipas Dovranit, radha Presidencë-Kuvend-Gjykatë e Lartë është përcaktuar për një situatë normale dhe jo kur disa vakanca krijohen njëherazi.

Në kushtet kur të gjitha vendet në Gjykatën Kushtetuese janë bosh, Dovrani bëri këtë përcaktim për radhën:

“Radha është momenti kur lind vakanca, kush është kompetent, pastaj ku përfundon procesi është diçka tjetër që nuk ka lidhje fare me kushtëzimin e njëri-tjetrit, Kuvendit dhe Presidentit”.

Ardian Dovrani komentoi edhe veprimin e Presidentit për të dorëzuar në tre Prokurori kallëzimin penal ndaj tij.

“Nuk kam parë që një kallëzim t’i drejtohet 3-4 Prokurorive njëherësh. Përgjithësisht ata që janë profesionistë dhe e njohin ligjin e Kushtetutën, pretendojnë dhe e dinë se cila është prokuroria kompetente për dorëzuar një kallëzim penal.

Prokurori nuk duhet të mendojë se kush do të jetë kryetari i KED vitin tjetër, nuk duhet të mendoj fare se kush është kallëzuesi, por duhet të respektojë Kushtetutë”, deklaroi kreu i KED.

Për kreun e KED, Kushtetuta është e qartë sa i përket anëtarëve që duhet të përzgjidhen në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Dvoranit, gjyqtarët e rinj duhet të përzgjidhen nga Presidenti dhe Kuvendi midis tre të kandidatëve të renditur të parët në listë.

I pyetur përse KED i dërgoi Presidentit listë me katër emra dhe jo tre, Dvorani u përgjigj: “Sapo ju fola për procedurën e verifikimit. Ajo bazohet në disa kushte kandidimi: kandidati i cili plotëson këto kushte lejohet të kandidojë; KED ka bërë këtë detyrë. Tani ligji parashikon që Këshilli pasi përfundon vlerësimin, i dërgon organeve listën. Ishin 4, por mund të ishin 12, por Kushtetuta është e qartë, duhet të përzgjidhet midis tre të parëve”.

“Kushtetuta që parashikon një gjë që nuk ka vend as për t’u diskutuar se anëtari zgjidhet midis tre të parëve në listë”, shtoi Dvorani.

Kreut të KED iu kërkua edhe një mendim se përse presidenti Meta zgjodhi të emërojë Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, e renditur e katërta në listë, dhe jo Arta Vorpsin, e renditur e para.
“Mendoj që një shpjegim duhet të jepet. Kodi i heshtjes ndaj argumentit nuk është sjellje korrekte”, tha Dvorani.

Dvorani i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, për lidhje të tij me Partinë Socialiste.
“Unë s’kam bërë kurrë jetë politike. Jeta ime është tërësisht profesionale, nuk kam në asnjë moment jetë politike në aktivitetin tim. Kam punuar vetëm si nëpunës publik dhe tani jam gjyqtar”, tha Dvorani.

Duke iu referuar akuzës së Berishës, Dvorani sqaroi se ka marrë pjesë në një aktivitet të Partisë Socialiste, kur ajo ishte në opozitë, por vetëm si përfaqësues i Unionit të Gjyqtarëve dhe të pranishëm aty ishin përfaqësues të prokurorëve, avokatëve, shoqëri civile dhe përfaqësues të ambasadave.

“Zoti Sali Berisha kujton pjesëmarrjen time në një aktivitet të PS. Kjo është një gjë e pavërtetë dhe nuk duhet të thuhet. Bëhet fjalë për një aktivitet ku unë kam marrë pjesë, së bashku me një koleg, si përfaqësues dhe anëtar të kryesisë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në atë aktivitet kanë qenë pjesëmarrës të gjitha institucionet publike. Aty kam përfaqësuar një grup interesi dhe kam qenë si përfaqësues në bazë të një vendimi të marrë nga Unioni i Gjyqtarëve. Merrnin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të huaja dhe ambasadave”, tha Dvorani. /tch/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJA ME FRANCËN/ "Tifozi" me pankartën "Rama Ik" një prej aktivistëve më të flaktë të PD-së (FOTO)
Previous article ''SHUM KATUNARE ZEMRA''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ''thumbojnë'' VIP-at (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT