• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO T’UA SHKUND BREKËT TË GJITHËVE”/ Mesazhi i fortë i prokurores për gjyqtarët pas vendimit të fundit
Home
Rajon

“DO T’UA SHKUND BREKËT TË GJITHËVE”/ Mesazhi i fortë i prokurores për gjyqtarët pas vendimit të fundit

20 November, 2019 F.autor Rajon

“Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni”.

Kjo është përmbajtja e SMS porosisë kërcënuese, që prokurorja Vilma Ruskoska ia dërgoi gjykatësve të Apelit, të cilët e liruan Katica Janevës nga Shutka dhe urdhëruan arrest shtëpie. Gjykatësi Safet Kadriu, i cili është pjesë e Këshillit që liroi Janevën nga Shutka në shtëpi, ishte i përmbajtur dhe nuk komentoi para kamerës për “telenovelën” e mbrëmshme në relacionin Ruskovska-Apeli.

Pra, ka një mesazh të tillë SMS, të dërguar tek një gjykatës? “Po ekziston. Do ta shihni njoftimin për shkurt kohë”, tha Safet Kadriu, gjykatës i Apelit.

Mesazhi i Ruskoskës e ngriti në këmbë Apelin e Shkupit. Gjykatësit në Kolegjium dolën me qëndrimin se sjellja e prokurores është një kërcënim i drejtpërdrejt dhe një ndërhyrje e rëndë në punën e gjykatës.

“Sjellja e këtillë e prokurorit publik paraqet shfrytëzim të pozitës si prokurore publike dhe përmes paraqitjes publike të imponohet ekzistimi i elementit të korrupsionit gjatë veprimit të Këshillit penal dhe të ngitet dyshim i pabazë dhe paushall rreth plotfuqisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Këshillit penal”, thonë nga Gjykata e Apelit”.

Ndonëse Apeli e dënoi sjelljen e Vilma Ruskoskës, Prokuroria publike në ‘SMS porosinë’ e shefes së Prokurorisë për kriminalitet të organizuar dallon vetëm reagim në afekt.

“Reagimi i prokurorit publik kompetent në këtë lëndë duhet të kuptohet si shprehje e dëshpërimit momental”, thonë nga Prokuroria Publike.

Konfliktin në relacion Gjykatë-Prokurori, e akuzuara Katica Janeva e ndjek nga shtëpia. Pas 92 ditëve në paraburgim, ish-prokurorja speciale natën e kaluar e kaloi në banesën e djalit të saj Llazar. Sot e vizitoi avokatja e saj Irena Fërçkovska. “Janeva është mirë. Ata kanë biseduar, por Janeva ka nevojë për pushim”. Për Fërçkovskën, vendimi i Apelit është i ligjshëm, ndërsa sjellja e Ruskoskës është skandaloze.

“Nuk e kuptoj reagimin e Prokurorisë. Si e para, vlerësoj se është e pandershme, jodinjitoze dhe konsiderohet si një lloj presioni ndaj gjyqësorit. Opinioni fiton përshtypjen se vendimet merren jo në mënyrë të ligjshme, por nën ndikimin e disa rrethanave tjera, kështu që vlerësoj se kjo është e palejueshme dhe e paarsyeshme”, pohoi Irena Frçkovska, avokate e Katica Janevës.

Sjelljen e Vilma Ruskoskës e dënoi edhe Këshilli gjyqësor. Sipas tyre, sjellja e prokurores është përzierje e qartë në punën e gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEWANDOWSKI NUK NJEH RIVAL/ Shikoni golin spektakolar që realizoi ndaj Sllovenisë (VIDEO)
Previous article EURO 2020/ Mebetet enigmë ndarja e grupeve, ja si ndahen vazot për shortin e Europianit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT