• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Jeni kuriozë si është krijuar Hëna? Mësojeni përmes këtij artikulli
Home
Mister

Jeni kuriozë si është krijuar Hëna? Mësojeni përmes këtij artikulli

24 December, 2017 g.autor Mister

Objekti që është përplasur me Tokën, dhe që për rrjedhojë ka sjellë krijimin e Hënës, ka qenë më i vogël nga sa mendohet, ky është përfundimi i një simulimi të ri.

Kërkuesit e Institutit e Fizikës së Tokës, në Paris, kanë testuar mbi 2 miliardë kombinime me parametra të ndryshme, për të zbuluar misterin se si është formuar Hëna.

Përfundimi, kanë konkluduar ata, ka qenë një objekt afro 1/10 sa masa e Tokës.

Astronomët prej vitesh dyshojnë se hëna është krijuar pasi një protoplanet, i quajtur Theia u përplas me të sapoformuarën Tokë, një e teori kjo e dalë prej vitit 1970.

Mendohet se përplasja solli krijimin e një mase të madhe mbetjesh, të cilat u bashkuan duke formuar hënën. Megjithatë, deri më tani, astronomët nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë se si kjo masë e la si hënën ashtu edhe Tokën kimikisht të ngjashme.

Kjo çon në dy ide të tjera, të cilat parashikuan masa të ndryshme për objektin që goditi. E para, dy gjysmë-toka u shkrinë për të formuar sistemin Tokë-Hënë, dhe e dyta, Theia ishte një projektil i vogël me shpejtësi të lartë që u përplas në një Tokë të re më të madhe dhe që rrotullohej me shpejtësi.

Për të provuar dhe zgjidhur misterin, James Badro në Institutin e Fizikës së Tokës në Paris vendosi që bashkë me kolegët e tij të përcaktojnë se si përputhet secila ide me kiminë e planetit tonë.

“Ne e dimë se ndikimi gjigant ka ndodhur brenda 100 milionë vitesh dhe se impaktori, pavarësisht nëse është ka qenë i vogël apo i madh, duhet të ketë lënë një prerje kimike në mantelin e Tokës”, ka deklaruar ai për “New Scientist”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fund orëve të zgjatura në punë, vjen droni që do ju shpëtojë
Previous article Pse prindërit duan që fëmijët të besojnë te babagjyshi?

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT