• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKOI QË OPOZITA TË TËRHIQTE DISA KUSHTE/ Dashamir Shehi: Meta mendon se dy palë zgjedhje në një ditë s’bëhen
Home
Politikë

KËRKOI QË OPOZITA TË TËRHIQTE DISA KUSHTE/ Dashamir Shehi: Meta mendon se dy palë zgjedhje në një ditë s’bëhen

19 November, 2019 k.autor Politikë

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka zbardhur detaje nga takimi me dyer të mbyllura që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Presidencë me kreun e shtetit, mes krerëve të partive të vogla opozitare dhe kreut të PD Lulzim Basha e nënkryetarit të LSI Petrit Vasili.

Në rubrikën Opinion në News 24, Shehi tha se Presidenti nuk mendon që zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare mund të bëhen në të njëjtën ditë, madje kreu i shtetit ka kërkuar që opozita të tërheqë disa nga kushtet që ajo ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve.

Për më tepër, Shehi konfirmoi se opozita nisur nga situata ku ndodhet vendi, mendon se zgjedhjet duhet të zhvillohen një orë e më parë.

I pyetur për reformën zgjedhore, Shehi tha se deri në fund të muajit drafti i opozitës do të jetë gati.

“Nuk jemi të gjithë në unison tamam 100% për këtë punë, kemi të gjithë angazhimet tona, mendimet tona por do biem në konsensues e deri në fund të muajit do dorëzojmë një platformë dhe ne jemi gati të hyjmë në zgjedhje edhe të nesërmen në mëngjes me miratimin e saj.

Të bëhen zgjedhjet sa më parë. Nëse zgjedhjet janë në 2021 unë them mos të nxitohemi”, tha Shehi.

Pyetje: Ka shumë kohë që artikulohet zgjedhje në një ditë, cfarë tha presidenti Meta?

“Presidenti Meta mendon se ndoshta zgjedhjet të dyja bashkë në një ditë mund të mos bëhen, sugjeron që opozita duhet të tërhiqet nga disa kushte të veta por kjo është një tezë e presidentit qëe ne do e diskutojmë, nuk është se e refuzojmë por ne do e diskutojmë brenda kontekstit politik që ka vendi.

Dëshira e presdidentit është që të bëhen zgjedhje të mira e të ndërshme, por edhe opozita është dakort që Shqipërisë i është bërë kaq emergjente situata sa duhet të hyjë një ditë e më parë në zgjedhje.

Ndryshe këtu do vdesë pak nga pak edhe ajo pak demokraci që ka tepruar, por nuk ka tepruar se institucionet i kontrollon Rama por deri sa të vijë dita ta kuptojnë shqiptarët, sa ta kuptojnë ndërkombëtarët do jetë shumë vonë”, deklaroi kreu i LZHK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTON FOTOT/ Meta: Siç e premtova, nënshkrova kallëzimin për Dvoranin
Previous article ''PROVOKUESE DHE POSHTËRUESE''/ Serbët i bëjnë namin këngëtares shqiptare për videoklipin

k.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT