• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META SI BERISHA MË 1997/ Shpall “non grata” Borchardt, pranon shantazhin ndaj Dvoranit për aferën 700 mijë euro
Home
Politikë

META SI BERISHA MË 1997/ Shpall “non grata” Borchardt, pranon shantazhin ndaj Dvoranit për aferën 700 mijë euro

19 November, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta ditët e fundit duket se është kthyer në një kopje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Goditjet e njëpasnjëshme të ardhura nga Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë në alarm kreun e shtetit dhe ashtu si Berisha në vitet 1996-1997, edhe Ilir Meta ka nisur një luftë me ambasadorët. Më 1996 ndërkombëtarë nuk njohën zgjedhjet e Berishës dhe ky i fundit nis një sulm të paprecedentë, duke e ashpërsuar akoma dhe më shumë në vitin 1997. Por duket se sot po përsëritet e njëjta histori dhe protagonist nuk është Berisha, por presidenti Ilir Meta. Si kurrë më parë në vend, Meta shpalli dje “non grata” ambasadorin e OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt. Ditën e djeshme përmes një letre drejtuar selisë së OSBE, Meta deklaroi se e ka shpallur “non grata” ambasadorin Bernd Borchardt, duke renditur edhe dy arsye. “Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se: Z. Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë”, thuhet në shkresë,

Meta në sulm ndaj ambasadorëve

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Meta shtoi dozën e sulmeve në një intervistë që dha në darkë në një studio televizive. Sipas tij, ambasadorët në vend janë kthyer në shërbëtorë të Ramës dhe janë përgjegjës për situatën në vend. “Mendoj se ka disa diplomatë që e kanë tepruar si shumë. Janë bërë si lecka të Edi Ramës. Këta janë justifikim për çdo shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ai nxjerr këta dhe përdor këta për të kapur të gjitha institucionet, për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne zbuluam kush është “Katica” jonë dhe “Katica” jonë është Dvorani. Ka pasur një lobim të fortë për t’i dhënë gjithë drejtësinë Edi Ramës. Pavarësisht se BE dhe SHBA-në kanë dhënë shumë para për çështje të tjera por këta kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Këta kanë lobuar që t’ia jepnin me Kushtetutë Edi Ramës”, tha ai. Madje, Meta arriti deri aty sa sulmoi indirekt dhe përfaqësuesit e Euralius dhe OPDAT duke thënë se ishin ata që mbështetën lëvizjet e KED për Kushtetuesen. Nga ana tjetër, ai sulmoi dhe ambasadorin e BE. “Soreca është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bënë”, tha Meta. Po ashtu, ai në një farë mënyre akuzoi Sorecën dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA se janë të korruptuar. I pyetur nga gazetarët në studio se si ka mundësi që ambasadat e SHBA dhe BE përshëndetën zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses nga Kuvendi dhe jo nga Presidenti, ai tha: “Ata ambasadorë që dolën në mbrojtje të Dvoranit janë të korruptuar dhe do të kërkoj hetim ndërkombëtar për ta. Ata janë totalisht të korruptuar. Të paktën ata që e kanë dëgjuar këtë gjë. Pastaj do t’i mbledh të gjithë ambasadorët dhe t’ua bëjmë siç bëjmë fëmijëve në klasë të parë. Vjedhja është kaq e madhe. duan të mbulojnë fytyrat e tyre për këtë dështim dhe të nëpërkëmbim institucionin që është shpresë për shqiptarët, Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka ndërkombëtar që të mbështesë një pakicë që të shtypë shqiptarët”. Më tej, kreu i shteti ka folur dhe për puç nga ambasadorët kundër tij. Madje, arriti deri aty, teksa deklaroi se spotin e Dvoranit do e dërgojë në Bruksel dhe në Uashington, në mënyrë që sipas tij, ndërkombëtarë që mbrojnë kreun e KED të hetohen bashkë me mafiozin Dvorani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI PËR ZGJERIMIN E BE-së/ Berlini i përgjigjet Parisit: Nuk duhet të vonojë hapjen e negociatave për Shqipërinë
Previous article PAMJET SHOKUESE/ Shikoni ç’ka ndodhur me mushkëritë e qytetarit që pinte një pako cigare në ditë! (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT